U zhvillua sot në ambientet e sallës EUROPA trajnimi me agjenci në varësi të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM), Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM), Agjencia Kombëtare e Pyjeve (AKP) dhe Agjencia Kombëtare e Bregdetit (AKB).
Ekspertë të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) trajtuan me të pranishmit tematikat e mëposhtme:
1. Përdorimi i funksionaliteteve të Gjeoportalit Kombëtar (aksesimi i ortoimazherive, shkarkimi i tyre, sistemimi i të dhënave sipas specifikave të secilit institucion, krijimi i hartave për përdorime të ndryshme, identifikimi i treguesve mjedisorë, përditësimi i të dhënave etj.),
2. Përpunimi i imazheve satelitore për qëllime të ndryshme mjedisore,
3. Standardizimi i të dhënave gjeohapësinore.