Telefon: +355 4 223 6762

Në ambientet e Tirana International Hotel, u organizua në datat 30 Qershor dhe 1 Korrik, në kuadër të projektit SPATIAL II, workshop-i me temë: “Forcimi i aksesit profesional në informacionin rreth tokës në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

Në këtë workshop morën pjesë ekspertë të Autoritetit Holandez të Kadastrës, drejtues të projektit SPATIAL II si dhe përfaqësues të agjencive të Ballkanit Perëndimor që mbulojnë çështje të informacionit gjeohapësinor.

Z. Lorenc Çala drejtor i përgjithshëm i Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor, në rolin e mikpritësit dhe bashkë-organizatorit të këtij workshop-i, mbajti fjalën hapëse në këtë event.

Disa nga çështjet e trajtuara nga ekspertët holandezë në këtë takim ishin: regjistrimet në kadastër, tarifimi i shërbimeve që ofrojnë agjencitë përkatëse, inovacioni si dhe zhvillimet e NSDI në tërësi.

Përfaqësuesit e agjencive ballkanike, të pranishëm në këtë workshop, sollën në prezantimet e tyre, arritjet e deritanishme në fushën e gjeoinformacionit, problematikat e hasura, eksperiencat në bashkëpunimin me projektin SPATIAL II, planet e tyre të ardhshme për zhvillimet në fushën e informacionit gjeohapësinor, si dhe pritshmërinë e tyre nga ky projekt.

Twitter