Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), në bashkëpunim me projektin IMPULS, organizoi në datë, 20.11.2019, në ambientet e Hotel Tirana Internacional workshop-in me temë: “Ndarja e të dhënave dhe shërbimeve gjeohapësinore” Në këtë workshop morën pjesë përfaqësues të autoriteteve publike përgjegjëse, për temat e nenit 11, të ligjit nr 72/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë” si dhe eksperti i autoritetit suedez të hartografisë “Lantmateriet”, Z.Gunnar Lysell, përfaqësuesi i projektit IMPULS. Ekspertetët e ASIG në këtë workshop prezantuan;
• Aktet nënligjore të miratuara për rregullat uniforme të infrastrukturës së informacionit gjeohapësinor dhe shkëmbimin e të dhënave dhe shërbimeve gjeohapësinore mes autoriteteve publike.
• Projekti i GIS-i Kombëtar dhe hapat e ndërmarra nga ASIG për realizimin e këtij projekti .
• Shkëmbimi i të dhënave dhe shërbimeve gjeohapësinore nëpërmjet Gjeoportalit Kombëtar dhe demonstrim praktik të këtij shkëmbimi.
Eksperti suedez prezantoi në këtë workshop modele mbi licensimin dhe të drejtën e autorit për të dhënat gjeohapësinore, tarifimin e tyre dhe eksperiencën suedeze në shkëmbimin e informacionit gjeohapësinor.
Pjesëmarrësit nga autoritetet publike vlerësuan arritjet e ASIG në krijimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor dhe asistencën e ofruar prej tij për autoritetet publike.