Telefon: +355 4 223 6762

Përfaqësues të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor ( ASIG), vizituan ambientet e Institutit Gjeografik Ushtarak të Firences, ku u njohën me historinë e këtij institucioni, që nga momenti i krijimit, materialet që disponon, si dhe teknikat e punës së tij. Qëllimi i vizitës ishte interesi i ASIG, për t’u njohur dhe për të mundësuar marrjen e materialeve hartografike dhe fotografive ajrore për Republikën e Shqipërisë, të krijuara në vite, duke filluar nga viti 1928. Pasi të na vihen në dispozicion, këto materiale, do të publikohen në Gjeoportalin Kombëtar dhe do të jenë në funksion të institucioneve dhe publikut.

Vlen të theksohet se Instituti Gjeografik Ushtarak Italian (IMGI) është zyra mbështetëse gjeografike e ushtrisë italiane.

Ky institut është gjithashtu Autoritet Kombëtar Hartografik dhe për këtë arsye hartografia e prodhuar prej tij është e cilësisë së lartë, përdoret nga entitetet publike dhe private dhe konsiderohet hartografi zyrtare shtetërore.

Instituti Gjeografik Ushtarak i Firences disponon edhe një muze me koleksione të instrumenteve të përdorura për kryerjen e punimeve të astronomisë, gjeodezisë, topografisë, fotogrametrisë dhe llogaritjes.

Twitter