Telefon: +355 4 223 6762

Në kuadër të projektit për përmirësimin e sistemit të Gjeoportalit Kombëtar të ASIG, është mundësuar integrimi i shërbimit “Street view 360º” në këtë gjeoportal.

Ky shërbim ofron mbulimin me fotografi 360 º të gjeoreferencuara, për infrastrukturën rrugore në territorin e Republikës së Shqipërisë. Përpunimi i fotove imazherike është kryer me software desktop të cilët kryejnë përpunimin, pozicionimin e saktë të imazheve dhe ngarkimin e të dhënave në një webserver. Përdoruesit do të mund të aksesojnë databazën e fotografive nëpërmjet internetit në Gjeoportalin Kombëtar dhe do ti kenë të pozicionuara qendrat e fotografive një hartë/ortofoto online për një orientim sa më të thjeshtë si dhe do të vizualizojnë fotografitë 360 gradë ku mund të kryejnë identifikim të elementëve të ndryshëm.

Aplikacioni “Street view 360º” ofron shumë lehtësira për ndërtimin e databazës me fotografi panoramike të gjeoreferencuara për monitorimin dhe identifikimin e gjendjes së infrastrukturës rrugore në Republikën së Shqipërisë. Nëpërmjet kësaj databaze imazherike mund të realizohet me efektivitet të lartë dhe me kosto të ulët:

  • Kontrolli i mirëmbajtjes së akseve rrugore të cilat i janë kontraktuar operatorëve ekonomike.
  • Kontrolli i investimeve të kryera në akse rrugore (sinjalistikë , gjelbërim, ndriçim, etj.)
  • Përcaktimi i zonave të cilat kërkojnë ndërhyrje në kuadër të mirëmbajtjes.
  • Përcaktimi i investimeve në akset rrugore në të cilën nuk janë kryer investime.

Për t’iu njohur më shumë me këtë shërbim më poshtë gjeni videon informuese të përgatitur nga ASIG.

Video informuese mbi shërbimin “Street view 360º”

Twitter