Telefon: +355 4 223 6762

 

Një nga Prioritetet dhe  projektet më të rëndësishme të ASIG  është implementimi  I KRGJSH-2010.

“Korniza Referuese Gjeodezike” apo shkurt KRGJSH, ashtu sikurse është përcaktuar në ligjin nr. 72/2012, Për organizimin dhe funksionimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Gjeohapësinor”, është baza mbi të cilën mbështetet përcaktimi unik tredimensional i pozicionit të një pike në tokë dhe përbëhet nga:

 a) Parametrat themelorë gjeodezikë;

 b) Sistemi i koordinatave gjeodezike;

 c) Sistemi i lartësive;

 ç) Sistemi i koordinatave në plan, i cili mbështetet te koordinatat gjeodezike dhe në projeksionin hartografik;

 d) Rrjeti gravimetrik;

 dh) Sistemi i emërtesave.

Implementimi  I KRGJSH do të garantojë një referencë hapësinore unike e cila do të mundësojë  realizimin e sistemeve ndërvepruese të gjeoinformacionit,  të cilat nga ana e tyre do të mundësojnë mbledhjen, ruajtjen, përditësimin dhe përdorimin e informacionit me standarte europiane aq të nevojshëm për vendimmarrje në nivel qendror, lokal si dhe në nivel  biznesi.

Në pesë vitet e ardhshme,,KRGJSH do të realizojë për herë të parë në Shqipëri, matjete gravimetrike Absolute në tre pika (Shkoder, Tiranë, Sarandë); do te materializohet në terren nëpërmjet ndërtimit dhe mirëmbajtjes së pikave gjeodezike të cilat duhet të jenë të shpërndara në mënyrë uniforme në të gjithë territorin e vendit duke formuar kështu rrjetet modern  Gjeodezik të Republikës së Shqipërisë.

Ky rrjet I ri do të jetë baza unike  gjeodezike e Republikës së Shqipërisë  e cila do të përfshijë rrjetet e mëposhtme:

a) Rrjetin shtetëror GPS;

b) Rrjetin shtetëror të nivelimit;

c) Rrjetin shtetëror gravimetrik;

d) Rrjetin e stacioneve mareografike;

e) Rrjetin e stacioneve magnetometrike;

Projektimi, ndërtimi, mirëmbajtja dhe përditësimi i rrjeteve përbërëse të KRGJSH-së, të kombinuara midis tyre dhe në përputhje me standartet që kërkon integrimi europian i vendit, do ti mundësojë Shqipërisë krijimin e bazës unike për përcaktimin e pozicionit tredimensional të pikave të ndryshme në sipërfaqen e tokës, mbi sipërfaqe dhe nën sipërfaqen e saj duke siguruar arritjen e saktësisë së nevojshme për të garantuar referencën hapësinore për të gjitha GIS-et që do të përfshihen në “GIS-in Kombëtar” si dhe për gjithë gamën e gjerë të përdoruesve që mbështeten në shkencën e gjeodezisë, në infrastrukturën dhe produktet e saj, për të studjuar dinamikën e ndryshimeve të Tokës.

Ndërtimi i KRGJSH-së, do të mundësojë realizimin e një elementi thelbësor të Infrastrukturës Kombëtare të të Dhënave Gjeohapësinore (NSDI) dhe do të shmangë përfundimisht shpenzimet e dubluara për gjeoreferencim, pasaktësitë dhe konfuzionin që egziston aktualisht në Shqipëri lidhur me këtë proces teknik të rëndësishëm.

 

Twitter