
Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) dhe Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC) nënshkruan sot një Memorandum Bashkëpunimi i cili konsolidon bashkëpunimin institucional dhe përmirëson proceset e sigurisë ajrore në zonat e mbrojtura aeroportuale.
Ky bashkëpunim i siguron AAC akses në të dhëna statike dhe dinamike të terrenit, duke mundësuar përpunim, analizë dhe vizualizim të saktë të rreziqeve potenciale rreth aeroporteve. Gjithashtu të dy institucionet angazhohen në trajtimin me prioritet të lejeve për operime me avionë pa pilot, duke garantuar procese të shpejta dhe të përputhshme me standardet e sigurisë.
ASIG dhe AAC do të zhvillojnë takime periodike për të koordinuar bashkëveprimet dhe për të siguruar integritetin dhe cilësinë e të dhënave të përdorura në fushën e aviacionit civil.




