Telefon: +355 4 223 6762

Në mbështetje të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), ekspertë të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), nga Drejtoria e Përpunimit të të Dhënave Remote Sensing, kanë realizuar harta tematike me analiza gjeohapësinore për disa nga zonat e prekura nga zjarret në territorin e vendit si: Sllatinë, Dibër; Vajkal, Bulqizë dhe Priskë e Madhe, Tiranë.

Zona e dëmtuar rezulton me një sipërfaqe të djegur prej rreth; 32.7 ha në Sllatinë, Dibër; 288.7 ha në Vajkal, Bulqizë dhe 91.8 ha Priskë e Madhe, Tiranë.

Nëpërmjet krahasimit të imazheve satelitore dhe të dhënave të mbulesës së tokës para dhe pas zjarrit, janë evidentuar sipërfaqet e dëmtuara dhe kategoritë kryesore të prekura:

  • Sipërfaqe pyjore;
  • Sipërfaqe me pemëtore;
  • Sipërfaqe me bimësi;
  • Sipërfaqe pa bimësi;
  • Infrastrukturë rrugore dhe elemente të tjerë brenda zonave të analizuara.

Për çdo zonë janë përgatitur harta tematike, statistika të sipërfaqeve të prekura dhe analiza krahasuese para dhe pas zjarrit, duke krijuar një pasqyrë të qartë të ndikimit të zjarreve në territor.

Këto produkte mbështesin monitorimin dhe vlerësimin e dëmeve, si dhe vendimmarrjen institucionale në situatat emergjente, përmes përdorimit të teknologjive Remote Sensing dhe GIS.