Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) në kuadër të projektit për zgjerimin e hartës bazë topografike 1:2 000, ka publikuar në Gjeoportalin Kombëtar paraqitjen 3D të ndërtesave për zonat urbane të qyteteve Belsh, Përmet, Rrogozhinë, Prrenjas, Peqin dhe Divjakë (fotografim i vitit 2015).
Me realizimin e paraqitjes 3D, ASIG ju vjen në ndihmë të gjithë të interesuarve për të eksploruar qytetet tashmë edhe në lartësinë e tyre si nga ana vizuale ashtu edhe për llogaritje e aplikime të ndryshme.
Në vijim të nismë së ndërmarrë nga ASIG për krijimin e fotografive panoramike të gjeoreferencuara, të akseve rrugore kombëtare me teknologjinë e avancuar me kamera Street View 360°, dhe përditësimin e tyre të vazhdueshëm, ASIG ka realizuar fotografimin dhe publikimin në Gjeoportalin Kombëtar të aksit rrugor:
“Kozmaç-Koman-Pukë-Fushë Arrës-Ura e Qafës-Iballë-Blinisht”
Gjatësia e këtij aksi të mbuluar me fotografi 360 gradë është 177 km.
Publikohet në Gjeoportalin Kombëtar Harta Bazë e shkallës 1:2000, në formatin Imazh (raster), zona me sipërfaqe140 km² ku përfshihen 113.5 km² zona Tiranë-Durrës (fotografimi i vitit 2018), si dhe Qytetet Belsh, Rrogozhinë, Prrenjas, Peqin dhe Divjakë (fotografimi i vitit 2015).
Në total gjendet e publikuar një sipërfaqe prej 520 Km2.
Të dhënat janë konform standardit me VKM-në nr. 952, datë 02.12.2020, për miratimin e dokumentit “Standardet Shtetërore për Specifikimet Teknike të Informacionit Gjeohapësinor në Shqipëri”.
Në vijim të nismës për krijimin e fotografive panoramike të gjeoreferencuara të akseve rrugore kombëtare me teknologjinë e avancuar, me kamera Street View 360°, dhe përditësimin e tyre të vazhdueshëm, ASIG ka realizuar fotografimin dhe publikimin në Gjeoportalin Kombëtar të aksit rrugor: “Orikum-Tuneli i Llogarasë -Dhërmi”.
Gjatësia e këtij aksi të mbuluar me fotografi 360 gradë është 56 km.
Menjëherë pas hapjes së aksit rrugor Thuman-Kashar, autosdrada e parë e kategorisë A në Shqipëri, ASIG realizoi realizoi fotografimin 3600 të këtij aksi, me qëllim përfshirjen e tij në fondin e akseve rrugore kombëtare të mbuluara me fotografi panoramike të gjeoreferencuara me teknologjinë e avancuar me kamera Street View 360°.
Aksi i mbuluar me fotografim ka një gjatësi prej 50 km (në të dy drejtimet) dhe është publikuar në Gjeoportalin Kombëtar të ASIG.
U nënshkrua sot marrëveshja e bashkëpunimit ndërinstitucional mes Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) dhe Shkollës Shqiptare të Administratës Publike (ASPA).
Drejtuesit e këtyre dy institucioneve Znj. Vilma Tomço, Drejtor i Përgjithshëm i ASIG dhe Znj. Arlinda Hoti, Drejtor i Deleguar i ASPA nënshkruan në ambientet e ASIG këtë marrëveshje bashkëpunimi dy palëshe, e cila përfaqëson një hap thelbësor në rritjen e aftësive teknike në fushën e gjeoinformacionit brenda Administratës Publike të Shqipërisë.
Në sajë të këtij bashkëpunimi synohet;
Ofrimi e programeve të përbashkëta të trajnimit, duke marrë parasysh ekspertizën e kombinuar të këtyre institucioneve;
Zhvillimi i kurrikulave në fushën e gjeoinformacionit, për të përmbushur nevojat specifike të profesionistëve të Administratës Publike.
Rritja e kapaciteteve, në sajë të organizimit të programeve të trajnimeve për të forcuar kompetencat e punonjësve të Administratës Publike në fushën e gjeoinformacionit.
Ky bashkëpunim i bazuar në kuadrin ligjor, siguron zbatimin efektiv dhe përfitimin reciprok për të dy institucionet. ASIG dhe ASPA janë të përkushtuar për të avancuar aftësitë e sektorit publik përmes zgjidhjeve inovative dhe të integruara të fushës së gjeoinformacionit.
Drejtues të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), të kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm, zhvilluan sot, në ambientet e Sallës Europa një takim informues me përfaqësuesit e Zyrës Rajonale të Agjencisë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar (JICA) dhe Agjencisë Kombëtarë të Mbrojtjes Civile (AKMC), në kuadër të projektit “Për ngritjen e kapaciteteve për Sistemin Kombëtar të Informacionit për Zjarret në Pyje (NFIS) dhe zgjidhje të bazuara në natyrë për Reduktimin e Rrezikut të Fatkeqësive (Nbs_DRR)”.
Gjatë kësaj vizite përfaqësuesit e Zyrës Rajonale të JICA të shoqëruar nga stafi i AKMC prezantuan ekipin bazë i cili do të angazhohet në zbatimin e këtij projekti, për tu njohur në këtë mënyrë me institucionet kryesore zbatuese të kësaj nisme, duke shënuar kështu dhe fillimin e aktiviteteve të projektit.
Mes stafeve teknike të Bashkive Dibër dhe Bulqizë në trajnimin e realizuar më 25 Qershor 2024, në mjediset e Bashkisë Dibër, me qëllim rritjen e kapaciteteve të tyre në përdorimin e produkteve të gjeoinformacionit.
Gjatë këtij trajnimi ekspertët e ASIG patën mundësi ti njihni të pranishmit më shumë me;
1. Funksionalitetet e Gjeoportalit Kombëtar;
2. Mbledhjen e të dhënave sipas temave të gjeoinformacionit për: Njësitë administrative dhe fshatrat në përbërje të tyre (rendi 4 dhe 5), Rrjeti i transportit rrugor lokal;
3. Prezantimin e produkteve të përftuara nga projekti i Shërbimit Satelitor.
Me qëllim krijimin e fotografive panoramike të gjeoreferencuara të akseve rrugore kombëtare me teknologjinë e avancuar, me kamera Street View 360°, dhe përditësimin e tyre të vazhdueshëm, ASIG ka realizuar fotografimin dhe publikimin në Gjeoportalin Kombëtar të akseve rrugore:
“Kalimash – Qafë Mali – Bajram Curr – Valbonë – Qafë Morinë – Qafë Prush – Has – Kukës”,
Gjatësia e aksit të mbuluar me fotografi 360° është 286 km.
2. “Kalldrun – Koplik – Razëm – Theth”
Gjatësia e aksit të mbuluar me fotografi 360° është 85 km.
Me qëllim rritjen e kapaciteteve të stafeve teknike të njësive të qeverisjes vendore, ekspertë të ASIG zhvilluan sot trajnimin me stafet teknike të Bashkive Kukës dhe Has.
Nisur nga interesi dhe kërkesat gjithnjë e në rritje për produktet e gjeoinformacionit në këtë trajnim morën pjesë përfaqësues nga ASHK – Drejtoria Vendore Kukës, ASHK Zyra vendore Tropojë, dhe përfaqësues të stafeve teknike të Bashkive Kukës dhe Has si më poshtë:
Drejtoria e Planifikimit, Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit;