Ekspertët e ASIG, në mbështetje të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) me qëllim vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga ngjarja e fatkeqësisë natyrore nga zjarri i cili preku zonën e Peshtanit në Fier, gjatë muajit Korrik 2023, realizuan hartën e mëposhtme tematike.
Falë teknologjisë së avancuar dhe inteligjencës artificiale kjo hartë ju vjen në ndihmë ekspertëve përkatës për analizimin dhe vlerësimin e zonës së prekur nga zjarri, sipërfaqeve të djegura si dhe bimësisë së dëmtuar.
Në kuadër të implementimit të projektit “Monitorimi i territorit me teknologji të avancuar”, Drejtoria e Përpunimit të Informacionit të Territorit me Teknologji të Avancuar (DPITTA) pranë Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), në bashkëpunim me ekspertët e kompanisë Satellogic, organizuan në datat 12-14 shtator workshop-in me temë “Përdorimi i imazheve hiperspektrale”..
Ekspertët e Satellogic gjatë këtyre tre ditëve i njohën më nga afër stafin e DPITTA si dhe stafet teknike të autoriteteve publike përgjegjëse, përftuese të këtij projekti nga MBZHR, AKMC, AISM, AMBU, AZHBR, AKM me imazhet hiperspektrale me 29 banda si dhe;
Karakteristikat e imazheve Hiperspektrale
Specifikimet e imazheve Hiperspektrale
Paketa e dorëzimit
Menaxhimi i imazheve Hiperspektrale
Procesimi i imazheve Hiperspektrale
Produkte të përftuara nga imazhet Hiperspektrale
Përdorimi i imazheve Hiperspektrale
Me fokus në rritjen e kapaciteteve tona teknike dhe dhënien e asistencës së duhur autoriteteve publike përgjegjëse, ASIG vijon punën për krijimit e produkteve të përftuara nga imazhet satelitore në varësi të Use Case-ve të ndryshme për fushat që mbulojnë autoritetet publike përgjegjëse pjesëmarrëse në këtë workshop.