Publikohet në Gjeoportalin Kombëtar paraqitja 3D e ndërtesave për zonat urbane të disa qyteteve

Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) në kuadër të projektit për zgjerimin e hartës bazë topografike 1:2 000, ka publikuar në Gjeoportalin Kombëtar paraqitjen 3D të ndërtesave për zonat urbane të qyteteve Belsh, Përmet, Rrogozhinë, Prrenjas, Peqin dhe Divjakë (fotografim i vitit 2015).

Me realizimin e paraqitjes 3D, ASIG ju vjen në ndihmë të gjithë të interesuarve për të eksploruar qytetet tashmë edhe në lartësinë e tyre si nga ana vizuale ashtu edhe për llogaritje e aplikime të ndryshme.

 

Vijon realizimi i fotografimit 360° të gjeoreferencuar të rrjetit rrugor kombëtar

Në vijim të nismë së ndërmarrë nga ASIG për krijimin e fotografive panoramike të gjeoreferencuara, të akseve rrugore kombëtare me teknologjinë e avancuar me kamera Street View 360°, dhe përditësimin e  tyre të vazhdueshëm, ASIG ka realizuar fotografimin dhe publikimin në Gjeoportalin Kombëtar   të aksit rrugor:

“Kozmaç-Koman-Pukë-Fushë Arrës-Ura e Qafës-Iballë-Blinisht”

Gjatësia e këtij aksi të mbuluar me fotografi 360 gradë është  177 km.

http://360.asig.gov.al/AlbaniaStreetView/player2/

Publikohet informacion gjeohapësinor për temën “Imazhi i Hartës Bazë”

Publikohet në Gjeoportalin Kombëtar Harta Bazë e shkallës 1:2000, në formatin Imazh (raster), zona me sipërfaqe140 km² ku përfshihen 113.5 km² zona Tiranë-Durrës (fotografimi i vitit 2018), si dhe Qytetet Belsh, Rrogozhinë, Prrenjas, Peqin dhe Divjakë (fotografimi i vitit 2015).

Në total gjendet e publikuar një sipërfaqe prej 520 Km2.

Të dhënat janë konform standardit me VKM-në nr. 952, datë 02.12.2020, për miratimin e dokumentit “Standardet Shtetërore për Specifikimet Teknike të Informacionit Gjeohapësinor në Shqipëri”.

Publikohet realizimi i fotografimit 360o të gjeoreferencuar të Tunelit të Llogarasë

Në vijim të nismës për krijimin e fotografive panoramike të gjeoreferencuara të akseve rrugore kombëtare me teknologjinë e avancuar, me kamera Street View 360°, dhe përditësimin e  tyre të vazhdueshëm, ASIG ka realizuar fotografimin dhe publikimin në Gjeoportalin Kombëtar të aksit rrugor:  “Orikum-Tuneli i Llogarasë -Dhërmi”.

Gjatësia e këtij aksi të mbuluar me fotografi 360 gradë është 56 km.

https://360.asig.gov.al/AlbaniaStreetView/player2/

Realizimi i fotografimit 360° të gjeoreferencuar  të rrjetit rrugor kombëtar, aksi Thuman-Kashar

Menjëherë pas hapjes së aksit rrugor Thuman-Kashar, autosdrada e parë e kategorisë A në Shqipëri, ASIG realizoi realizoi fotografimin 360të këtij aksi, me qëllim përfshirjen e tij në fondin e akseve rrugore kombëtare të mbuluara me fotografi panoramike të gjeoreferencuara me teknologjinë e avancuar me kamera Street View 360°.

Aksi i mbuluar me fotografim ka një gjatësi prej 50 km (në të dy drejtimet) dhe është publikuar në Gjeoportalin Kombëtar të ASIG.

http://360.asig.gov.al/AlbaniaStreetView/player2/

Nënshkruhet marrëveshja ndërinstitucionale e bashkëpunimit mes ASIG dhe ASPA

U nënshkrua sot marrëveshja e bashkëpunimit ndërinstitucional mes Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) dhe Shkollës Shqiptare të Administratës Publike (ASPA).

Drejtuesit e këtyre dy institucioneve Znj. Vilma Tomço, Drejtor i Përgjithshëm i ASIG dhe Znj. Arlinda Hoti, Drejtor i Deleguar i ASPA nënshkruan në ambientet e ASIG këtë marrëveshje bashkëpunimi dy palëshe,  e cila përfaqëson një hap thelbësor në rritjen e aftësive teknike në fushën e gjeoinformacionit brenda Administratës Publike të Shqipërisë.

Në sajë të këtij bashkëpunimi synohet;

  • Ofrimi e programeve të përbashkëta të trajnimit, duke marrë parasysh ekspertizën e kombinuar të këtyre institucioneve;
  • Zhvillimi i kurrikulave në fushën e gjeoinformacionit, për të përmbushur nevojat specifike të profesionistëve të Administratës Publike.
  • Rritja e kapaciteteve, në sajë të organizimit të programeve të trajnimeve për të forcuar kompetencat e punonjësve të Administratës Publike në fushën e gjeoinformacionit.

Ky bashkëpunim i bazuar në kuadrin ligjor, siguron zbatimin efektiv dhe përfitimin reciprok për të dy institucionet. ASIG dhe ASPA janë të përkushtuar për të avancuar aftësitë e sektorit publik përmes zgjidhjeve inovative dhe të integruara të fushës së gjeoinformacionit.

Takim në kuadër të projektit mes AKMC dhe JICA

Drejtues të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), të kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm, zhvilluan sot, në ambientet e Sallës Europa një takim informues me përfaqësuesit e Zyrës Rajonale të Agjencisë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar (JICA) dhe Agjencisë Kombëtarë të Mbrojtjes Civile (AKMC), në kuadër të projektit “Për ngritjen e kapaciteteve për Sistemin Kombëtar të Informacionit për Zjarret në Pyje (NFIS) dhe zgjidhje të bazuara në natyrë për Reduktimin e Rrezikut të Fatkeqësive (Nbs_DRR)”.

 

Gjatë kësaj vizite përfaqësuesit e Zyrës Rajonale të JICA të shoqëruar nga stafi i AKMC prezantuan ekipin bazë i cili do të angazhohet në zbatimin e këtij projekti, për tu njohur në këtë mënyrë me institucionet kryesore zbatuese të kësaj nisme, duke shënuar kështu dhe fillimin e aktiviteteve të projektit.

Trajnim me stafin teknik të Bashkive Dibër dhe Bulqizë

Mes stafeve teknike të Bashkive Dibër dhe Bulqizë në trajnimin e realizuar më 25 Qershor 2024, në mjediset e Bashkisë Dibër, me qëllim rritjen e kapaciteteve të tyre në përdorimin e produkteve të gjeoinformacionit.

Gjatë këtij trajnimi ekspertët e ASIG patën mundësi ti njihni të pranishmit më shumë me;

1. Funksionalitetet e Gjeoportalit Kombëtar;

2. Mbledhjen e të dhënave sipas temave të gjeoinformacionit për: Njësitë administrative dhe fshatrat në përbërje të tyre (rendi 4 dhe 5), Rrjeti i transportit rrugor lokal;

3. Prezantimin e produkteve të përftuara nga projekti i Shërbimit Satelitor.

Vijon realizimi i fotografimit 360° të gjeoreferencuar  të rrjetit rrugor kombëtar

Me qëllim krijimin e fotografive panoramike të gjeoreferencuara të akseve rrugore kombëtare me teknologjinë e avancuar, me kamera Street View 360°, dhe përditësimin e  tyre të vazhdueshëm, ASIG ka realizuar fotografimin dhe publikimin në Gjeoportalin Kombëtar   të akseve rrugore:

  1. “Kalimash – Qafë Mali – Bajram Curr – Valbonë – Qafë Morinë – Qafë Prush – Has – Kukës”,

   Gjatësia e aksit të mbuluar me fotografi 360° është 286 km.

2. “Kalldrun – Koplik – Razëm – Theth”

  Gjatësia e aksit të mbuluar me fotografi 360° është 85 km.

http://360.asig.gov.al/AlbaniaStreetView/player2/

Trajnim me stafin teknik të Bashkive Kukës dhe Has

Me qëllim rritjen e kapaciteteve të stafeve teknike të njësive të qeverisjes vendore, ekspertë të ASIG zhvilluan sot trajnimin me stafet teknike të Bashkive Kukës dhe Has.

 

Nisur nga interesi dhe kërkesat gjithnjë e në rritje për produktet e gjeoinformacionit në këtë trajnim morën pjesë përfaqësues nga ASHK – Drejtoria Vendore Kukës, ASHK Zyra vendore Tropojë, dhe përfaqësues të stafeve teknike të Bashkive Kukës dhe Has si më poshtë:

 

  • Drejtoria e Planifikimit, Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit;
  • Drejtoria e Emergjencave Civile;
  • Drejtoria e Pyjeve dhe Kullotave;
  • Drejtoria e Bujqësisë;
  • Njësia Administrative Bicaj;
  • Njësia Administrative Tërthore;
  • Drejtoria e Urbanistikës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *