Telefon: +355 4 223 6762

Përfaqësues të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor(ASIG) morën pjesë në workshop-in e organizuar nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU) në kuadër të projektit të Bujqësisë Digjitale dhe Transformimit Rural (DART), në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në datat 20-22 Tetor, në ambientet e Tirana International Hotel.

Ky workshop ishte i fokusuar në rritjen e kapaciteteve institucionale për modernizimin e shërbimeve publike përmes përdorimit të teknologjive të standardizuara dhe qasjes ndërkombëtare të GovStack. Gjatë 3 ditëve të workshop-it u trajtuan temat kyçe që lidhen me konceptin e qeverisjes digjitale dhe qasjen e unifikuar të ndërtimit të shërbimeve publike. Pjesëmarrësit u njohën me metodologjinë ‘Service Blueprint’, e cila ndihmon në projektimin e shërbimeve të përqendruara tek qytetari dhe në integrimin e blloqeve digjitale sipas nevojave të secilit institucion. Gjithashtu, u prezantuan shembuj praktikë nga vende që kanë aplikuar me sukses modelin GovStack.

Qëllimi programit GovStack ishte të ndihmonte qeverinë shqiptare në krijimin e shërbimeve publike digjitale përmes përdorimit të ‘Building Blocks’, module softuerike të hapura, të ndërlidhura dhe të ri përdorshme që ofrojnë funksione bazë si identifikimi digjital, pagesat, regjistrat elektronikë, komunikimet institucionale dhe nënshkrimi elektronik.

Këto komponentë lehtësojnë bashkëpunimin ndërinstitucional, sigurojnë ndërveprim midis sistemeve publike dhe ulin kostot e zhvillimit të shërbimeve të reja.