
Drejtues të ASIG marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të EuroGoegraphics 2023 e cila po zhvillohet në Maltë, në datat 20 dhe 21 mars.
Kjo asamble ka në fokusin e saj këtë vit Inteligjencën Artificiale dhe ndikimi i saj në sektorin e të dhënave gjeohapësinore. Gjithashtu mes anëtarëve të EuroGeographics po diskutohen tema të cilat janë të harmonizuara me fushat e agjendës së BE-së siç janë:
- Grupet e të dhënave me vlerë të lartë
- Etika e të dhënave
- Burime për të ardhmen
- Të dhënat e hapura për hartat kadastrale
- Bashkëpunimi mes autoriteteve ushtarake dhe civile për mbledhjen e të dhënave gjeohapësinore

