Telefon: +355 4 223 6762

Z. Dritan Prifti, Përgjegjës i Sektorit Remote Sensing, në ASIG, mori pjesë në takimin e Komitetit Drejtues të Projektit ‘IPA DRAM’(Disaster Risk Assesment and Mapping)”, i mbajtur më 15 Nëntor 2018 në Lubjanë, Slloveni. Në këtë aktivitet merrnin pjesë drejtues të agjencive për mbrojtjen civile, institucione të menaxhimit të riskut dhe fatkeqësive, si dhe përfaqësuesve nga institucione që kanë një rol kyç në implementimin e këtij projekti .

Qëllimi i projektit është krijimi i sistemeve kombëtare efektive, koherente dhe të orientuara drejt BE-së, për grumbullimin e të dhënave, për humbjet në raste fatkeqësish natyrore, vlerësimi dhe hartëzimi i riskut si dhe shtrirjen dhe integrimin në mekanizmin e mbrojtjes civile të Unionit Evropian.

Në këtë takim përfaqësuesi i ASIG informoi të pranishmit mbi arritjet kryesore të institucionit, në rolin e tij koordinues për ndërtimin infrastrukturës së informacionit gjeohapësinor në Shqipëri, si dhe shërbimet që ofrohen përmes Gjeoportalit Kombëtar, në të cilin publikohet i gjithë informacioni gjeohapësinor i prodhuar nga institucionet publike.

Aksesimi i këtyre të dhënave është shumë i rëndësishëm për krijimin e hartës së riskut dhe të Atlasit Elektronik Rajonal të Riskut (ERRA), i cili është një nga produktet kryesore të këtij projekti.

Twitter