Telefon: +355 4 223 6762

Janë përgatitur nga Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), hartat e mbulesës së tokës (Land Cover), nëpërmjet analizimit të imazheve satelitore dhe përdorimit të teknologjive të avancuara, në mbështetje të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), të cilat evidentojnë zonat e prekura nga zjarri në: Lundre, Mat; Bashkia Himarë dhe Levan, Fier.

Kjo analizë mundëson evidentimin dhe dokumentimin e sipërfaqeve të prekura, duke ofruar informacion të vlefshëm për monitorimin e situatës dhe vlerësimin e ndikimit të zjarrit në këto zona.

Sipërfaqja e dëmtuar nga zjarri për secilën zonë rezulton si më poshtë:

624.12 ha – Lundre, Mat;

190.2 ha – Bashkia Himarë;

981.08 ha – Levan, Fier.

Përdorimi i teknologjive të avancuara ofron informacion gjeohapësinor me analiza të detajuara të ndara sipas kategorive mbulesës së tokës (Land Cover) dhe mbështet institucionet në monitorimin, dokumentimin dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarret.