Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), i përfaqësuar nga Drejtori i Përgjithshëm i ASIG znj. Vilma Tomço dhe z. Dritan Prifti, Drejtor i Drejtorisë së Përpunimit të të Dhënave Remote Sensing, mori pjesë sot në konferencën e mbajtur me rastin e nisjes së projektit me tematikë: “U- Space dhe UAS: Mundësitë dhe sfidat për zonën IPA”, të mbajtur në Bari të Italisë.
Pjesë e ekipit pjesëmarrës në këtë konferencë nga Shqipëria ishin gjithashtu edhe RIC EIT Albania të përfaqësuar nga Dr. Leidi Moisiu dhe SKAITECH me drejtues z. Arbi Bamllari.
Projekti “SOFTMOVE” i cili bazohet në objektivat e programit Interreg IPA, synon të forcojë bashkëpunimin ndërkufitar, për një zhvillim të qëndrueshëm të territoreve të përfshira me synimin e para-anëtarësimit të Shqipërisë dhe Malit të Zi në Bashkimin Evropian.
Kjo konferencë ishte e organizuar në tre sesione kryesore ku të pranishmit mes prezantimesh dhe diskutimesh patën mundësi të njihen me impaktet e projektit dhe partnerët që do të përfshihen në këtë projekt, informacione mbi epokën U-Space dhe UAS (Unnamed Areal System) si dhe dëshmitë e bashkëpunimin ndërkufitar mes palëve të interesuara.