Telefon: +355 4 223 6762

Një grup studentësh të nivelit Master, nga Universiteti Hasan Prishina i Kosovës, profili “Planifikim i qëndrueshëm urban dhe regjional”, zhvilluan më  7 Nëntor, një vizitë studimore në ASIG në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes këtyre dy institucioneve.

Qëllimi i kësaj vizite është thellimi i njohurive të studentëve për funksionimin dhe rolin e sistemeve GIS në proceset e planifikimit, duke u bazuar në praktikat më të mira të ASIG.

Ekspertët e tanë i njohën të rinjtë nga Kosova me fushën e veprimtarisë së ASIG, funksionalitetet e Gjeoportalit Kombëtar dhe ilustrime konkrete si realizohet procesi nga mbledhja e të dhënave në terren deri te përpunimi në software GIS (ArcGIS, QGIS).

Kjo vizitë kishte në fokus dhënien e një përvoje mësimore, praktike dhe frymëzuese, për ti ndihmuar studentët të kuptojnë si shndërrohet informacioni gjeohapësinor në vendimmarrje dhe në planifikime e zhvillime urbane.