
Aktivitetet në kuadër të GIS Day 2025 vijuan sot në një nga ambientet e Piramidës së Tiranës, në një sallë të mbushur plot me studentë, pedagogë dhe ekspertë GIS.
Në nisje të aktivitetit të ditës së sotme u nënshkruan Marrëveshja e Bashkëpunimi ndërmjet ASIG dhe Universitetit POLIS, duke formalizuar kështu angazhimin e ndërsjellë për të forcuar lidhjen akademi–institucion, për të mbështetur kërkimin shkencor, praktikat profesionale dhe zhvillimin e kompetencave të reja në fushën e gjeoinformacionit.
Aktiviteti vijoi me një sërë prezantimesh tematike, ku ekspertët e ASIG dhe pedagogët e Universitetit POLIS trajtuan çështje kyçe për zhvillimin e sistemeve të gjeoinformacionit në vend si:
📌 Krijimi dhe progresi i Hartës Bazë të Republikës së Shqipërisë në shkallën 1:2000,
📌 Roli i teknologjisë Remote Sensing, për një informacion gjeohapësinor të shpejtë dhe të përditësuar,
📌Gjeoportali Kombëtar 2.0, gjenerata e re e shërbimeve gjeohapësinore,
📌 Përdorimi i të dhënave të hapura për monitorimin e ndryshimeve urbane.
Pjesëmarrja e gjerë e studentëve dhe e stafit akademik dëshmoi interesin në rritje për teknologjitë e gjeoinformacionit dhe rëndësinë që këto kompetenca kanë në profesionet e së ardhmes.
Ky aktivitet shënon një hap tjetër të rëndësishëm drejt krijimit të një komuniteti të fortë profesional, të mbështetur në inovacion, bashkëpunim dhe dije të qëndrueshme.
