U zhvillua në ambientet e Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) një takim me përfaqësuesit e Agjencisë Kombëtare të Pyjeve (AKP) në kuadër të asistencës dhe koordinimit me institucionet publike për përdorimin e informacionit gjeohapësinor.
Në këtë takim u diskutuan një sërë çështjesh me rëndësi për menaxhimin dhe administrimin e pyjeve në nivel kombëtar. Mes ekspertëve të ASIG dhe përfaqësuesve të AKP u shkëmbyen ide dhe përvoja mbi përdorimin e teknologjisë dhe sistemeve të informacionit gjeohapësinor për monitorimin dhe mbrojtjen e pyjeve. Gjithashtu përfaqësuesit e AKP u njohën më nga afër me produktet e platformës ArcGIS Online dhe kryesisht me web-map “Mbulesa Pyjore 2024”