Në mbështetje të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 395, datë 29.04.2015 “Për miratimin e programit kombëtar të praktikave të punës në administratën shtetërore
dhe institucionet e tjera publike”, i ndryshuar, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë shpall hapjen e thirrjes së katërt të Programin Kombëtar të Praktikave të Punës.
Afati për aplikim është nga data 8 shkurt deri më datë 28 shkurt 2019.
Aplikimi është i hapur për të rinjtë profesionistë nga mosha 21 deri 26 vjeç, të cilët zotërojnë minimalisht një diplomë Bachelor ose të barasvlefshme.
Kohëzgjatja e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës do të jetë tre muaj.
Profilet e kërkuara, numrin e pranimeve si dhe detaje të tjera i gjeni në linkun e posaçëm: http://praktika.arsimi.gov.al/.
Pjesëmarrësit do të përfshihen në një eksperiencë pune të integruar e në ndërveprim me profesionistë karriere në administratën publike, me qëllim përfitimin e një përvoje kualifikuese që ndikon në zhvillimin e aftësive të tyre profesionale e të shprehive të tyre në praktikë.
Dokumentet për aplikim:
a-CV e aplikantit;
b-Diploma e përfundimit të studimeve të shkollës së lartë;
c-Lista e notave;
d-Një letër motivimi.
Aplikimi do të bëhet online në linkun si më poshtë: