U zhvillua sot në ambientet e ASIG një takim pune në kuadër të projektit që po zhvillohet mes AKMC dhe JICA “Mbi Ndërtimin e Kapaciteteve për Sistemin Kombëtar të Informacionit për Zjarret në Pyje (NFFIS) dhe Zgjidhjeve të bazuara në Natyrë (NbS) për Zvogëlimin e Risqeve nga Fatkeqësitë (DRR)”.
Në këtë takim ishin të pranishëm Drejtori i Përgjithshëm i ASIG znj. Vilma Tomço, Drejtori i Drejtorisë së Përpunimit të të Dhënave Remote Sensing z. Dritan Prifti dhe ekspertët e JICA-ës Aknobu Sembo dhe Tomoyuki Ueda.
Fokus i këtij takimi ishin objektivat për vitin e parë të këtij projekti dhe kontributi i ASIG në realizimin e tyre, si dhe asistenca e drejtpërdrejtë në “Ndërtimin e Kapaciteteve për Sistemin Kombëtar të Informacionit për Zjarret në Pyje (NFFIS)”.