Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) priti në një takim pune Autoritetin Rajonal të Baseneve Lumore të Kosovës i cili në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit të Burimeve Ujore në Shqipëri ishin pjesë të aktivitetit që u zhvillua në Tiranë, në datat 10 dhe 11 qershor 2024, në kuadër të takimit të dytë për shkëmbimin dhe forcimin e kapaciteteve institucionale ndërmjet AMBU dhe ARBLK.
Qëllimi i këtij takimi ishte njohja e përfaqësuesve të Autoritetit Rajonal të Baseneve Lumore të Kosovës me të gjitha nismat dhe bashkëpunimet e suksesshme të realizuara mes ASIG dhe AMBU.
Ekspertët e ASIG iu prezantuan atyre të dhënat dhe informacionet gjeohapësinore të publikuara në Gjeoportalin Kombëtar si frut i bashkëpunimit mes ASIG dhe AMBU.
Gjithashtu me interes të veçantë për miqtë nga Kosova ishin edhe produktet e ASIG të përftuara nga projekti i shërbimit satelitor, ku Drejtori i Drejtorisë së Përpunimit të të Dhënave Remote Sensing i njohu më nga afër me ecurinë e deritanishme të këtij projekti.