Telefon: +355 4 223 6762

Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) është partner në projektin  SOFTMOVE, një projekt i bashkë financuar nga Programi Interreg IPA South Adriatic 2021-2027, dhe Bashkimi Evropian nëpërmjet Instrumenteve të Para-Antarsimit (IPA III) si një program bashkëpunimi ndërkufitar mes  Shqipërisë dhe Malit të Zi.

 

Partnerët e projektit SOFTMOVE janë ASIG, DTA Distretto Tecnologico Aerospaziale (IT) dhe NVU Digital Den.

 

SOFTMOVE synon të ndërtojë marrëdhënie bashkëpunimi dhe partneritete ndërkombëtare që promovojnë përdorimin e dronëve, me fokus në operacionet dhe zbatimin e shërbimeve inovative ajrore dhe përdorimin e shërbimeve hapësinore, në mënyrë që të mund t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve në qytetet e ardhshme (smart city), të zonës IPA. Njohuritë dhe ngritja e kapaciteteve janë thelbësore për të përmirësuar aftësitë e zonës së Adriatikut Jugor në përdorimin e teknologjive të dronëve dhe për të propozuar zgjidhje për problemet e qyteteve inteligjente. Zhvillimi i njohurive mbi sistemet ajrore pa pilot do të jetë në gjendje të gjenerojë një ndikim pozitiv ekonomik në industrinë vendase, falë pjesëmarrjes aktive të bizneseve fillestare dhe SME-ve që do të jenë në gjendje të bashkojnë teknologjitë dhe aftësitë ndërdisiplinore.