
Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), sektori i KRGJSH-së pranë ASIG, bazuar në programin e tij të punës, realizoi në datat 9 dhe 10 Qershor 2022, një praktikë profesionale me studentët e Gjeodezisë të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit (FIN), në Universitetin Politeknik të Tiranës, mbi “Procedurën e realizimit të nivelimit të saktësisë së lartë”.
Studentët pjesëmarrës në këtë praktikë, u njohën me pajisjet gjeodezike të nivelimit të klasit të I-rë, konkretisht me Nivelën digjitale “Sokkia SDL1X”, Latat invar bar-kod, papuçet, etj., si dhe me procedurën e realizimit të nivelimit të saktësisë së lartë. Gjatë praktikës profesionale në ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit (FIN), studentët pjesëmarrës të të dy kurseve Bachelor (BG-2A dhe BG-2B) u trajnuan në këto procese:
- Kontrolli i nivelës digjitale “Sokkia SDL1X”
- Realizimi i matjes së një sektori nivelimi vajtje-ardhje me disa stacione

