Telefon: +355 4 223 6762

NJOFTIM

“Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor – ASIG referuar ligjit 72/2012, krijon dhe administron Gjeoportalin Kombëtar dhe garanton aksesin e publikut dhe subjekteve të interesuara në përputhje me dispozitat e këtij ligji.”

Në kuadër të këtij detyrimi ligjor,  ASIG ka publikuar Gjeoportalin Kombëtar i cili është një hap shumë i rëndësishëm në krijimin e infrastrukturës së të dhënave gjeohapësinore dhe do i mundësojë publikut dhe përdoruesve të këtyre të dhënave,

të zbulojë, shikojë dhe të aksesojë, përdorë në mënyrë shumë të thjeshtë të dhënat gjeohapësinore .

Ky Gjeoportal është një hap shumë i rëndësishëm në kuadër të Qeverisjes së Hapur (OGP), që në thelb ka politikën e të dhënave të hapura për qytetarët, duke u ofruar shërbime larg burokracisë dhe afër cilësisë. Gjeoportali kombëtar do të shërbejë për bashkëpunim ndërinstitucional në kuadër të eficiencës në shërbim të qytetarit. Po ashtu është një hap i nevojshëm në ngritjen e Infrastrukturës së të Dhënave Gjeohapësinore (NSDI), një prioritet në realizimin e  direktivës të Bashkimit Europian mbi të dhënat gjeohapësinore  (INSPIRE)  dhe afrimit të Shqipërisë me Axhendën Dixhitale Europiane.

Gjeoportali Kombëtar është në fazën fillestare të strukturimit të tij, duke kryer një harmonizim të të dhënave gjeohapësinore, në mënyrë që ato të jenë sa më të plota, të sakta dhe të përditësuara. Përdoruesve të interesuar rreth këtyre informacioneve gjeohapësinore (qytetarë, studiues, etj.), u sugjerojmë që të dhënat e marra nga gjeoportali, ti verifikojnë dhe ti konfirmojnë sërish në institucionet përkatëse, për të pasur një informacion zyrtar dhe të përditësuar.

Adresa e portalit: http://geoportal.asig.gov.al/

Twitter