Telefon: +355 4 223 6762

Në ambjentet e Hotel Tirana International, ASIG në kuadër të projektit IMPULS

zhvilloi workshopin me temë “Infrastruktura e Informacionit Gjeohapësinor në Shqipëri- Gjeoportali Kombëtar”. Në këtë workshop morën pjesë përfaqësues të autoriteteve publike përgjegjëse për temat e nenit 11 të ligjit 72/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë” si dhe përfaqësues të institucioneve të tjera që kanë bazë të punës së tyre gjeoinformacionin. Objektivi i këtij Workshop-i ishte tju mundësoj autoriteteve publike përgjegjëse të përfitojnë nga shërbimet e Gjeoportalit Kombëtar nëpërmjet demonstrimit live lidhur me: regjistrimin, krijimin dhe editimin e metadatave dhe veçanërisht shkarkimin e të dhënave.

Referuesit e këtij workshop-i theksuan rëndësinë Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Gjeohapësinor në procesin e vendimmarrjes, hapat e ndërmarra për implementimin e direktivës ISPIRE dhe shërbimet që ofron Gjeoportali Kombëtar për autoritetet publike . Ekspertë të ASIG demostruan live procesin e regjistrimit të përdoruesve në Gjeoportal, editim dhe përditësimin e metadatave për shtresat përkatëse si dhe shërbimet e rrjetit që ofrohen nëpërmjet tij, që nga zbulimi i metadatave, shikimi të dhënave dhe shkarkimi i tyre.

Twitter