Telefon: +355 4 223 6762

Përfaqësues të Autoritetit Shtetëror për Informacionit Gjeohapësinor (ASIG) morën pjesë në workshopin me temë “Përdorimi i GIS, RS dhe UAV në pylltari precize”, i organizuar nga Departamenti i Gjeografisë në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, Universiteti i Tiranës, në kuadër të projektit kombëtar të teknologjisë dhe inovacionit për monitorimin dhe parashikimin e shëndetit pyjor në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta.

Materiali i prezantuar nga ASIG  me temë “Gjeoinformacioni për shëndetin pyjor”,  theksoi rolin e të dhënave gjeohapësinore në monitorimin dhe menaxhimin e ekosistemeve pyjore, për ruajtjen e biodiversitetit dhe forcimin e qëndrueshmërisë mjedisore.

Ky bashkëpunim kontribuon në rritjen e kapaciteteve për përdorimin e teknologjive inovative në menaxhimin efektiv të zonave të mbrojtura dhe forcimin e vendimmarrjes me bazë shkencore.