
Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) merr pjesë në Panairin e Karrierës 2026, që po zhvillohet sot, më 26 mars 2026, në Universitetin POLIS. Pjesëmarrja në këtë aktivitet realizohet në kuadër të promovimit të veprimtarisë së ASIG dhe forcimit të bashkëpunimit me institucionet e arsimit të lartë, me synim informimin e studentëve mbi rolin e informacionit gjeohapësinor dhe mundësitë e zhvillimit profesional në këtë fushë.
Gjatë panairit, përfaqësuesit e ASIG prezantojnë veprimtarinë e institucionit, angazhimin e tij në administrimin dhe zhvillimin e informacionit gjeohapësinor në Shqipëri, si edhe mundësitë për përfshirjen e studentëve në praktika profesionale dhe procese të ngritjes së kapaciteteve. Pjesëmarrja e ASIG në aktivitete të tilla kontribuon në afrimin e të rinjve me sektorin e gjeoinformacionit dhe në nxitjen e interesit për teknologjitë dhe shërbimet gjeohapësinore.




