Konsorciumi i programit IPA DRAM, “Vlerësimi i Riskut nga fatkeqësitë dhe hartat”, organizoi konferencën finale më datë 19 nëntor 2019, si dhe takimin e Komitetit Drejtues të IPA DRAM në datë 20 nëntor 2019, në Bruksel, Belgjikë. Ky program synon mbështetjen në fushën e menaxhimit të riskut nga fatkeqësitë, për të siguruar menaxhimin e duhur të tij në nivel kombëtar, për vendet e Evropës Juglindore si Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia.
Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) u përfaqësua në këtë event si institucion qendror i përfshirë në këtë program, me z. Dritan Prifti, përgjegjës i sektorit “Remote sensing” i cili mori pjesë në panelin e Atlasit Elektronik Rajonal të Riskut (ERRA) ku paraqiti kontributin e Shqipërisë si një praktikë e mirë e përfshirjes së Infrastrukturës së të Dhënave Gjeohapësinore Kombëtare në mbështetjen e aktiviteteve për mbrojtjen civile, si dhe sinergjitë midis projekteve rajonale, të IPA DRAM dhe projektit IMPULS.
Qëllimi kryesor i konferencës ishte të prezantojë arritjet dhe rezultatet e partnerëve të programit IPA DRAM, të shkëmbejë eksperiencat e krijuara dhe të diskutojë se si mund të të përdoren rezultatet e programit.