KRGJSH-2010
Korniza Rreferuese Gjeodezike Shqiptare që përdoret në Republikën e Shqipërisë është miratuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 669, datë 07.08.2013 dhe quhet:
“Korniza Rreferuese Gjeodezike Shqiptare 2010” ose shkurt (KRGJSH-2010), ku “2010” është indeksi që lidhet me “epokën” në të cilën janë përcaktuar koordinatat e pikave gjeodezike të monumentalizuara në territorin e Republikës së Shqipërisë.
KRGJSH -2010 do të përcaktohet duke u mbështetur në Kornizën Referues Gjeodezike Europiane. KRGJSH-2010 përdoret për të gjitha aplikacionet që lidhen me përdorimin e koordinatave në territorin e vendit. Lidhja midis KRGJSH-2010 dhe sistemeve të references koordinative klasike të përdorura në vendin tonë, deri në momentin e hyrjes në fuqi të KRGJSH-2010, bëhet duke përdorur parametrat e transformimit që llogariten për ç’do rast.
KRGJSH- 2010 përfshin: I.Parametrat gjeodezike bazë të përcaktuara në Sistemin Referues Gjeodezik 1980 (GRS- 80 ) të cilat janë:
1) Rrezja e ekuatorit të Tokës; a = 6 378 137m
2) Konstantja gravitacionale gjeocentrike e Tokës duke përfshirë edhe atmosferën; GM = 3 986 005 x 10-8 m3s-2
3) Faktori dinamik i figures së Tokës pa përfshirë baticën e qëndrushme; J2 = 108 263 x 10-8
4) Shtypja në pole e Tokës; 1/f = 298.257 222 101
5) Shpejtësia këndore e rotullimit të Tokës; ω = 7 292115.0 x 10-11rad.sek-1
II.Sistemin koordinativ gjeodezik ETRS 89. Realizimi ETRF200, Epoka 2010. III.Sistemin e lartësive. Sistem që realizohet nëpërmjet reperave të rrjetit shtetëror të nivelimit të përfshirë në Rrjetin Unik Europian të Nivelacionit (UELN) dhe të përcaktuara në Sistemin Referues Vertikal Europian (EVRS) me ndihmën e të dhënave për forcën e rëndesës të unifikuara në sistemin International Gravity Standardization Network 1971 (IGSN 1971). IV.Sistemin e koordinatave në plan. Sistemi i koordinatave në plan mundësohet nga dy Projeksione Hartografike: 1.Projeksioni Tërthor Zonal të Merkatorit (TMzn) për harta në shkallë më të madhe se 1 : 500 000; 2.Projeksioni Konik Konform i Lambertit (LCC) për harta në shkallë 1 : 500 000 dhe më të vogla; 3.Meridian qëndror që përdoret në të gjitha punimet civile është meridian: λ = 20 0 Gjatësi gjeografike lindore; 4. Shkalla e shformimit në meridian: 1; 5. Spostimi fals lindor: 500 000 m; 6. Spostimi fals veri: 0 m; <img src=”/images/epsg.png”
Twitter