Një grup përfaqësuesish të Institutit për Zhvillimin e Hapësirës Rurale të Frankonisë së Poshtme, në Landin e Bavarisë, Gjermani, ndër të cilët edhe inxhinierë gjeodetë, nën drejtimin e Prof. Dr. Dhimitër Doka, nga Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, në Universitetin e Tiranës, realizuan më 30.05.2022 një vizitë pranë Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG).
Qëllimi i vizitës ishte njohja me misionin dhe arritjet e ASIG për krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Gjeohapësinor (NSDI), në Republikën e Shqipërisë.
Drejtori i Përgjithshëm i ASIG, z. Lorenc Çala, bëri një paraqitje të shkurtër të zhvillimeve që ka pasur sektori i gjeoinformacionit në Shqipëri, vështirësitë që ka hasur ASIG në fillimet e tij si dhe arritjet e këtij institucioni në realizimin e misionit të tij.
Drejtori i Drejtorisë së GIS Kombëtar dhe Gjeoportalit z. Klaudio Çollaku, në prezantimin e tij, i njohu vizitorët me veprimtarinë dhe hapat e hedhur nga ASIG për krijimin e NSDI në Shqipëri.
Më pas drejtuesit e ASIG i ’u përgjigjën pyetjeve dhe interesit të vizitorëve të cilët gjithashtu panë nga afër ambientet e ASIG dhe u njohën me teknologjitë me të cilat punon stafi i këtij institucioni.