Telefon: +355 4 223 6762

Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), në zbatim të kalendarit të menaxhimit të shpenzimeve publike për vitin 2026, njofton zhvillimin e procesit të konsultimit publik për përgatitjen e Programit Buxhetor Afatmesëm (PBA) 2027–2029.

Ftohen të gjitha palët e interesuara, institucionet, organizatat e shoqërisë civile dhe qytetarët e interesuar të paraqiten pranë ASIG për të zhvilluar konsultimet përkatëse.

ASIG vlerëson kontributin e palëve të interesuara në procesin e hartimit të PBA.

Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) 29 prill 2026