Telefon: +355 4 223 6762

“Ndërtesa 2025” është një hartë tematike dixhitale dhe interaktive, e cila paraqet inventarin e përditësuar të ndërtesave në territorin e Republikës së Shqipërisë.

  • Sistemi ofron informacion mbi shpërndarjen gjeografike, tiparet dhe sipërfaqet të ndërtesave në të gjitha bashkitë e vendit.
  • Të dhënat janë të disponueshme në formën e një Web Map dhe Dashboard-in analitik interaktiv në platformën ArcGIS Online, i cili u mundëson institucioneve përdorues akses të menjëhershëm, vizualizim dinamik, analizë hapësinore dhe vendimmarrje të informuar mbi zhvillimin urban, rural dhe ekonomik të vendit.

Rëndësia e shtresës vektoriale, “Ndërtesa 2025”:

✅Mbështet planifikimin territorial dhe urbanistik.
✅ Ndihmon në menaxhimin e infrastrukturës dhe shërbimeve publike.
✅ Lehtëson proceset e legalizimit, regjistrimit dhe monitorimit të ndërtimeve.
✅ Përdoret për analizat socio-ekonomike dhe demografike.

✅ Rrit sigurinë institucionale gjatë reagimeve ndaj emergjencave.