Telefon: +355 4 223 6762

Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) prej fillimit të vitit 2024 është partner në projektin SOFTMOVE, të bashkë financuar nga Programi Interreg IPA South Adriatic 2021-2027, i Bashkimit Evropian nëpërmjet Instrumenteve të Para-Anëtarësimit (IPA III).

Projekti SOFTMOVE synon të ndërtojë marrëdhënie bashkëpunimi dhe partneritete ndërkombëtare që promovojnë përdorimin e teknologjisë Unmanned Aerial Vehicle (UAV), me fokus zbatimin e shërbimeve inovative ajrore dhe përdorimin e shërbimeve hapësinore, në mënyrë që të mund t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve në qytetet inteligjente (smart cities), të zonës IPA. Njohuritë dhe ngritja e kapaciteteve janë thelbësore për të përmirësuar aftësitë e zonës së Adriatikut Jugor në përdorimin e teknologjive UAV dhe për të propozuar zgjidhje për problemet e qyteteve inteligjente.

Partnerë të projektit SOFTMOVE së bashku me ASIG, janë gjithashtu DTA Distretto Tecnologico Aerospaziale (Lead Partner, Rajoni i Puglias, Itali) dhe NVU Digital Den (Mal i Zi).

Në kuadër të këtij projekti, ASIG do të organizojë Workshop-in me temë “Roli i Autoriteteve të Transportit dhe operatorëve në qytetet inteligjente”, në datën 27 Shkurt 2025, në Tiranë, Shqipëri.

Ky workshop do të bëjë bashkë profesionistë nga sektori publik, privat, nga bota akademike, SME-të, Startup-et të zonës së Adriatikut Jugor, të cilët do të ndajnë eksperiencat e tyre për teknologjitë më të avancuara që për monitorimin e trafikut, qëndrueshmërinë e transportit, për planifikimin hapësinor të ardhshëm, lëvizshmërinë inteligjente dhe intermodale, lëvizshmërinë inovative ajrore etj..