Me qëllim krijimin e fotografive panoramike të gjeoreferencuara të akseve rrugore kombëtare me teknologjinë e avancuar me kamera Street View 360°, dhe përditësimin e tyre të vazhdueshëm, ASIG ka realizuar fotografimin dhe publikimin në Gjeoportalin Kombëtar të Unazës së madhe të Tiranës.
Në kuadër të saktësimit dhe përditësimit të informacionit, ky produkt është publikuar dhe në platformën digjitale Google Maps.
Gjatësia e aksit të fotografuar është 29 km.
Janë publikuar 4858 fotografi Street View 360° për këtë aks.
Ky projekt ofron:
- Fotografi të gjeoreferencuara dhe të përditësuara;
- Informacion të detajuar për infrastrukturën rrugore;
- Një perspektivë moderne dhe gjithëpërfshirëse të qytetit;
- Mbështetje për planifikimin urban dhe projektet inxhinierike;
- Një mjet të dobishëm për turizëm dhe eksplorim virtual;
- Qasje të lehtë për qytetarët, institucionet dhe bizneset.