Përfaqësues të Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) të kryesuar nga Drejtori i Drejtorisë së Gjeodezisë dhe Hartografisë z. Kristaq Qirko, morën pjesë në Simpoziumin Ndërkombëtar të GGHS 2024 “Graviteti, Gjeoidi, Sistemet e Lartësive 2024”, të mbajtur në datat 4-6 Shtator 2024, në Selanik, Greqi pranë Qendrës së Shpërndarjes Kërkimore, të Universitetit Aristoteli të Selanikut (KEDEA).
Në këtë koferencë u prezantuan dhe u diskutuan nga autoritetet e ndryshme evropiane dhe ndërkombëtare tema mbi metodat dhe teknikat gjeodezike më të fundit mbi llogaritjen e Modeleve Gjeopoteciale Globale (GGM) dhe Referencave GjeodezikeVertikale Moderne.
Me rëndësi për përfaqësuesit e ASIG në këtë simpoziumin ishte prezantimi dhe diskutimi i projekteve të Kornizës Referuese Gjeodezike Shqiptare Moderne me ekspertët më të njohur evropianë dhe ndërkombëtarë në fushën e gjeodezisë së lartë, të cilët e vlerësuan dhe mbështetën implementimin e rrjeteve të Kornizës Referuese Gjeodezike Shqiptare si dhe objektivat e saj në të ardhmen mbi llogaritjen e Gjeoidit Gravimetrik, bazuar në standardet evropiane dhe ndërkombëtare.
Gjithashtu në këtë simpozium ishin pjesëmarrës dhe pedagogë të Departamentit të Gjeodezisë, pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit (FIN), Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT), të cilët prezantaun temat e tyre në funksion të qëllimit të përbashkët mbi krijimin e Referencës Gjeodezike Vertikale Moderne në Shqipëri.