Drejtues të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), të kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm, zhvilluan sot, në ambientet e Sallës Europa një takim informues me përfaqësuesit e Zyrës Rajonale të Agjencisë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar (JICA) dhe Agjencisë Kombëtarë të Mbrojtjes Civile (AKMC), në kuadër të projektit “Për ngritjen e kapaciteteve për Sistemin Kombëtar të Informacionit për Zjarret në Pyje (NFIS) dhe zgjidhje të bazuara në natyrë për Reduktimin e Rrezikut të Fatkeqësive (Nbs_DRR)”.
Gjatë kësaj vizite përfaqësuesit e Zyrës Rajonale të JICA të shoqëruar nga stafi i AKMC prezantuan ekipin bazë i cili do të angazhohet në zbatimin e këtij projekti, për tu njohur në këtë mënyrë me institucionet kryesore zbatuese të kësaj nisme, duke shënuar kështu dhe fillimin e aktiviteteve të projektit.