Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Shtetëror për Informacionit Gjeohapësinor (ASIG), znj. Vilma Tomço zhvilloi një takim me një grup përfaqësuesish të 75 bizneseve që operojnë në fushën e turizmit në Qarkun Gjirokastër.
Qëllimi i këtij takimi ishte evidentimi, diskutimi dhe koordinimi për zgjidhjen e një sërë problematikash që lidhen me përditësimin e të dhënave infrastrukturore në sistemin maps.
Të ndodhur në prag të fillimit të sezonit turistik lind nevoja për një orientim sa më të saktë të turistëve dhe vizitorëve, duke evituar në maksimum keqinformimin e tyre me informacione të pa përditësuara, referuar edhe investimeve të shumta të kohëve të fundit në infrastrukturën rrugore.
ASIG ka prioritet bashkëpunimin me të gjithë aktorët dhe institucionet, duke garantuar përditësimin e të dhënave në rang kombëtar.