Takimi i parë i Komitetit Këshillues të Projektit GEOBIZ

Takimi i parë i GEOBIZ PAC u mbajt online, më 2 Dhjetor 2020. Në këtë takim, koordinatori i projektit, prof. Zheljko Baçiç bëri një prezantim në lidhje me projektin Erasmus + GEOBIZ, qëllimet e tij, organizimin dhe detyrat, si dhe solli një informacion të shkurtër në lidhje me rëndësinë e PAC, qëllimin, detyrat dhe organizimin e punës.

Sipas përshkrimit të projektit, çdo partner i asocuar GEOBIZ delegoi një anëtar në Komitetin Këshillues të Projektit GEOBIZ të cilët janë:

-Slobodanka Ključanin, nga Administrata Federale e Gjeodezisë dhe Çështjeve të Pronave të Patundshme të Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës,

-Božidar Pavičević, Administrata e Pasurive të Patundshme e Malit të Zi (REA),

-Maria Ovdii, Agjencia për Marrëdhëniet me Tokën dhe Kadastrën e Republikës së Moldavisë (ALRC), ,

-Klaudio Çollaku, Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG)

-Esat Xani, Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK).

Drejtuesja e PAC, për vitin e dytë të projektit është zgjedhur nga anëtarët e Komitetit, dhe ajo është Prof. Slobodanka Ključanin nga Administrata Federale e Gjeodezisë dhe Çështjeve të Pronave të Patundshme të Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës.

Gjithashtu, koordinatori i projektit i informoi anëtarët e PAC për aktivitetet dhe detyrat e ardhshme të PAC. Dy ishin fokuset kryesore të PAC:

Vlerësimi i rezultateve të realizueshme të projektit dhe pjesëmarrja në aktivitetet e ardhshme të bashkëpunimit mes Biznesit dhe Akademisë.

Raporti i parë i vlerësimit , që u jep anëtarëve të PAC një paraqitje të katër produkteve të projektit që pritet të dorëzohen në fund të janarit 2021.

Twitter

Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë Kadastrale të Kosovës

Me ftesë të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor,në ambientet e ASIG në datë, 23.10.2020,

zhvilloi vizitë një delegacion i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, i kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv, Z. Avni Ahmeti. Po ashtu delegacionit të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, i’u bashkua edhe Zëvendës Ministrja e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, të Republikës së Kosovës Znj. Burbuqe Bakija, me qëllim informimin nga afër me përvojat dhe sfidat e institucioneve përgjegjëse për Infrastrukturën e Informacionit Gjeohapësinor në Shqipëri dhe Kosovë. Në takim drejtuesit e ASIG prezantuan aktivitetet, projektet dhe sfidat e institucionit në ndërtimin e NSDI-së dhe u evidentuan mundësitë e bashkëpunimit mes ASIG dhe AAK, në sfidat e përbashkëta të fushës së gjeoinformacionit. Takimi u finalizua me nënshkrimin e dy marrëveshjeve të bashkëpunimit: -Marrëveshje Bashkëpunimi në fushën e Infrastrukturës së Informacionit Gjeohapësinor duke specifikuar fushat ku do të mund të thellohet bashkëpunimi mes institucioneve, si standardet e gjeoinformacionit, shkëmbimi i përvojave në fushat profesionale, harmonizimi i të dhënave gjeohapësinore dhe shkëmbimi i tyre. -Marrëveshje Bashkëpunimi për shkëmbimin e të dhënave nga rrjetet gjeodezikë ALBCORS dhe KOPOS për shfrytëzimin e pikave të Rrjetit Shtetëror Aktiv të Pozicionimit Global të Republikës së Shqipërisë (ALBCORS), nga Republika e Kosovës dhe shfrytëzimin e pikave të rrjetit permanent të Republikës së Kosovës (KOPOS) nga Republika e Shqipërisë. Nëpërmjet këtij bashkëpunimi do të mundësohet mbulimi me sinjal për aktivitete gjeodezike që kryhen në zonat e brezit kufitar mes dy shteteve.


Twitter

Mbledhje e Bordit të Informacionit Gjeohapësinor datë 15.09.2020

Nën drejtimin e Znj. Majlinda Dhuka, Drejtore e Departamentit të Zhvillimit Mirëqeverisjes në Kryeministri, Kryetare e Bordit të Informacionit Gjeohapësinor , në datën 15.09.2020, u zhvillua mbledhja online e Bordit të Informacionit Gjeohapësinor –BIG. Në këtë mbledhje ASIG prezantoi aktivitetet e planifikuara për 6- mujorin e dytë të vitit 2020, si dhe dokumente të rëndësishme që lidhen me Infrastrukturën Kombëtare të Informacionit Gjeohapësinor në Shqipëri, që mundësojnë ndërveprueshmërinë dhe standardizimin e informacionit gjeohapësinor. U prezantuan dhe u miratuan standardet e gjeoinformacionit si më poshtë :

– “Standardet shtetërore për specifikimet teknike të informacionit gjeohapësinor në Shqipëri – tema “Demografia”

-“Standardet shtetërore për specifikimet teknike të informacionit gjeohapësinor në Shqipëri – tema “Njësitë statistikore”

-“Standardet shtetërore për specifikimet teknike të informacionit gjeohapësinor në Shqipëri – tema “Detet”

-“Standardet shtetërore për specifikimet teknike të informacionit gjeohapësinor në Shqipëri – tema “Burimet minerale”

-“Standardet shtetërore për specifikimet teknike të informacionit gjeohapësinor në Shqipëri – tema “Burimet energjitike”

-“Standardet shtetërore për specifikimet teknike të informacionit gjeohapësinor në Shqipëri – tema “Infrastruktura urbane dhe shërbimet qeveritare””

-“Standardet shtetërore për specifikimet teknike të informacionit gjeohapësinor në Shqipëri – tema “Pedologjia”

-“Standardet shtetërore për specifikimet teknike të informacionit gjeohapësinor në Shqipëri – tema “Imazhi i hartës bazë”

Nga anëtarët e BIG u vlerësua puna e ASIG dhe bashkëpunimi i suksesshëm me autoritetet publike përgjegjëse.

Twitter

Mbledhje e Bordit të Informacionit Gjeohapësinor – BIG datë 08.06.2020

Nën drejtimin e Znj. Majlinda Dhuka, Drejtore e Departamentit të Zhvillimit Mirëqeverisjes në Kryeministri, Kryetare e Bordit të Informacionit Gjeohapësinor, në datën 08.06.2020, u zhvillua mbledhja online e Bordit të Informacionit Gjeohapësinor –BIG. Në këtë mbledhje ASIG prezantoi dokumente të rëndësishme që lidhen me Infrastrukturën Kombëtare të Informacionit Gjeohapësinor në Shqipëri, që mundësojnë ndërveprueshmërinë dhe standardizimin e informacionit gjeohapësinor.

U prezantuan dhe u miratuan standardet e gjeoinformacionit si më poshtë:

– “Standardet shtetërore për specifikimet teknike të informacionit gjeohapësinor në Shqipëri – tema “Përcaktimi i Kornizës referuese gjeodezike dhe kontrolli gjeodezik”

– “Standardet shtetërore për specifikimet teknike të informacionit gjeohapësinor në Shqipëri – tema “Sistemi i rrjeteve gjeografike”

– “Standardet shtetërore për specifikimet teknike të informacionit gjeohapësinor në Shqipëri – tema “Zonat e mbrojtura”

– “Standardet shtetërore për specifikimet teknike të informacionit gjeohapësinor në Shqipëri – tema “Mbulesa e tokës”

– “Standardet shtetërore për specifikimet teknike të informacionit gjeohapësinor në Shqipëri – tema “Përdorimi i tokës”

– “Standardet shtetërore për specifikimet teknike të informacionit gjeohapësinor në Shqipëri – tema “Zonat me rreziqe natyrore”

Gjithashtu nga përfaqësues të projektit që bashkëpunon me MZHBR u prezantua projekti GIS i AZHBR-së i cili u miratua në parim.

Twitter

THIRRJA #5: PROGRAMI KOMBËTAR I PRAKTIKAVE TË PUNËS

Në mbështetje të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 395, datë 29.04.2015 “Për miratimin e programit kombëtar të praktikave të punës në administratën shtetërore dhe institucionet e tjera publike”, i ndryshuar, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë shpall hapjen e thirrjes së pestë të Programin Kombëtar të Praktikave të Punës.

Aplikimi është i hapur për të rinjtë profesionistë nga mosha 21 deri 26 vjeç, të cilët zotërojnë minimalisht një diplomë Bachelor ose të barasvlefshme dhe që nuk kanë qenë pjesë e programit gjatë thirrjeve të mëparshme.

Afati i fundit për aplikim është data 29 shkurt 2020.

Kohëzgjatja e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës do të jetë tre muaj. Profilet e kërkuara, numrin e pranimeve si dhe aplikimin online mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm:

http://praktika.arsimi.gov.al

Twitter

ASIG merr pjesë në nisjen e projektit SPATIAL II

Përfaqësues të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), në role drejtuese, morën pjesë në eventin e organizuar nga “Agjencia e Regjistrit të Tokës dhe Hartografisë”, të Kadastrës hollandeze, në datat 05-07 Shkurt, në Shkup të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të nisjes së projektit “Fuqizimi i aksesit profesional në informacionin për tokën, “SPATIAL II” në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Qëllimi i këtij projekti është të përmirësojë kapacitetet e Agjencive Kadastrale dhe Hartografike në rajonin e Ballkanit Perëndimor në mënyrë që t’i sigurojnë institucioneve dhe publikut informacion të besueshëm në lidhje me tokën.

Përfaqësuesit e ASIG prezantuan në këtë event një material informues rreth përdorimit të dokumentit të politikave të UN-GGIM “Integrated Geospatial Information Framwework ” në zhvillimin e projektit “Reformimi i sektorit të Gjeoinformacionit në Republikën e Shqipërisë.

Twitter

ASIG merr pjesë në workshop-in e organizuar për Kadastrën Kombëtare të Burimeve Ujore në Shqipëri

Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore AMBU organizoi më 15 Nëntor 2019 në ambientet e Grand Hotel, Tiranë, workshop-in në kuadër të projektit “Për krijimin e platformës institucionale dhe rregullatore për qeverisjen dhe funksionimin e Kadastrës Kombëtare të Burimeve Ujore në Shqipëri” ku morën pjesë edhe përfaqësues të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor nga sektori i Standardeve për Gjeoinformacionin dhe sektori i GIS-it Kombëtar.

Ky workshop u fokusua kryesisht në paraqitjen e një përmbledhjeje të projektit të implementimit të Kadastrës Kombëtare të Burimeve Ujore në Shqipëri si dhe në prezantimin e punës së deritanishme dhe hapat e mëtejshëm duke evidentuar mangësitë dhe gjendjen aktuale të infrastrukturës matëse për burimet ujore në Republikën e Shqipërisë.

Twitter

ASIG merr pjesë në konferencën e përfundimit të programit IPA DRAM

Konsorciumi i programit IPA DRAM, “Vlerësimi i Riskut nga fatkeqësitë dhe hartat”, organizoi konferencën finale më datë 19 nëntor 2019, si dhe takimin e Komitetit Drejtues të IPA DRAM në datë 20 nëntor 2019, në Bruksel, Belgjikë. Ky program synon mbështetjen në fushën e menaxhimit të riskut nga fatkeqësitë, për të siguruar menaxhimin e duhur të tij në nivel kombëtar, për vendet e Evropës Juglindore si Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia.

Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) u përfaqësua në këtë event si institucion qendror i përfshirë në këtë program, me z. Dritan Prifti, përgjegjës i sektorit “Remote sensing” i cili mori pjesë në panelin e Atlasit Elektronik Rajonal të Riskut (ERRA) ku paraqiti kontributin e Shqipërisë si një praktikë e mirë e përfshirjes së Infrastrukturës së të Dhënave Gjeohapësinore Kombëtare në mbështetjen e aktiviteteve për mbrojtjen civile, si dhe sinergjitë midis projekteve rajonale, të IPA DRAM dhe projektit IMPULS.

Qëllimi kryesor i konferencës ishte të prezantojë arritjet dhe rezultatet e partnerëve të programit IPA DRAM, të shkëmbejë eksperiencat e krijuara dhe të diskutojë se si mund të të përdoren rezultatet e programit.

Twitter

Workshop mbi ndarjen e të dhënave dhe shërbimeve gjeohapësinore

Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), në bashkëpunim me projektin IMPULS, organizoi në datë, 20.11.2019, në ambientet e Hotel Tirana Internacional workshop-in me temë: “Ndarja e të dhënave dhe shërbimeve gjeohapësinore” Në këtë workshop morën pjesë përfaqësues të autoriteteve publike përgjegjëse, për temat e nenit 11, të ligjit nr 72/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë” si dhe eksperti i autoritetit suedez të hartografisë “Lantmateriet”, Z.Gunnar Lysell, përfaqësuesi i projektit IMPULS. Ekspertetët e ASIG në këtë workshop prezantuan;

• Aktet nënligjore të miratuara për rregullat uniforme të infrastrukturës së informacionit gjeohapësinor dhe shkëmbimin e të dhënave dhe shërbimeve gjeohapësinore mes autoriteteve publike.

• Projekti i GIS-i Kombëtar dhe hapat e ndërmarra nga ASIG për realizimin e këtij projekti .

• Shkëmbimi i të dhënave dhe shërbimeve gjeohapësinore nëpërmjet Gjeoportalit Kombëtar dhe demonstrim praktik të këtij shkëmbimi.

Eksperti suedez prezantoi në këtë workshop modele mbi licensimin dhe të drejtën e autorit për të dhënat gjeohapësinore, tarifimin e tyre dhe eksperiencën suedeze në shkëmbimin e informacionit gjeohapësinor.

Pjesëmarrësit nga autoritetet publike vlerësuan arritjet e ASIG në krijimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor dhe asistencën e ofruar prej tij për autoritetet publike.

Twitter