Vilma TOMÇO | PhD
Me synimin për të përmirësuar sistemin e edukimit në Shqipëri dhe për të ndihmuar të rinjtë të bëhen brezi i ardhshëm i profesionistëve apo sipërmarrësve, duke krijuar sinergji, duke ndërtuar bashkëpunim dhe duke mbështetur të gjithë aktorët e këtij sistemi.
Znj. Vilma Tomço është Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor.
Përfundoi studimet në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega Informatikë, ku u diplomua dhe mori titullin “Master i Shkencave”. Nga dhjetori 2017 mban gradën shkencore “Doktor” në Sisteme Informatike.
Znj. Tomço ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike. Gjatë kësaj periudhe, zbatoi me sukses ligjet për Shërbimet e besuara, Dokumentet elektronikë dhe sigurinë kibernetike, Garantimin e sigurisë së shërbimeve të besuara, me qëllim krijimin e një mjedisi elektronik të sigurt.
Gjatë viteve 2011-2017, znj. Tomço ka shërbyer në disa pozicione si, Drejtues i Departamentit të Inovacionit dhe Mirëqeverisjes (prioritet Agjenda Digjitale) në Kryeministri, si Këshilltar i Ministrit të Inovacionit dhe Administratës Publike si dhe drejtues i Departamentit të IT dhe të Faturimit në Albtelecom Sh.a.
Nga viti 1997 është asistent profesore dhe lektore në Universitetin e Tiranës. Ndërkohë, në periudhën 2018-2020 ka qenë pedagoge në Universitetin Evropian të Tiranës, Universitetin Luarasi, lektore në Shkollën e Administratës Publike (ASPA) dhe Akademinë e Forcave të Armatosura.
Flet rrjedhshëm anglisht dhe italisht.