Telefon: +355 4 223 6762

Përfaqësues të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) morën pjesë në samitin Munich Space Summit, i cili u zhvillua në Munich të Gjermanisë, në datat 23-27 Mars, një platformë ndërkombëtare që bashkon aktorët kryesorë të industrisë gjeohapësinore për të adresuar zhvillimet dhe sfidat më të fundit të këtij sektori.

Gjatë samitit u trajtuan çështje me rëndësi strategjike, përfshirë politikat hapësinore, dimensionin gjeopolitik, inovacionin teknologjik dhe bashkëpunimin ndërinstitucional. Vëmendje e veçantë iu kushtua aplikimit të inteligjencës artificiale në orbitë (Edge AI in orbit), e cila mundëson përpunimin e avancuar të të dhënave në kohë reale, direkt në satelit.

Diskutimet theksuan gjithashtu rolin kyç të të dhënave satelitore në mbështetje të vendimmarrjes së informuar, si dhe rëndësinë e garantimit të sigurisë së të dhënave në një ekosistem në zhvillim të shpejtë.

Në fokus ishin edhe zhvillimet në sektorin “New Space”, përfshirë avancimet në teknologjitë CubeSat dhe platformat moderne satelitore.

 

Pjesëmarrja në këtë event përfaqëson një mundësi të rëndësishme për informim, shkëmbim njohurish dhe krijim bashkëpunimesh në një industri me rëndësi strategjike në rritje.