Shqipëria ka nevojë për një sistem informacioni (NSDI) të koordinuar, gjithëpërfshirës i cili ka në themel parimin e Partneritetit. Zbatimi i këtij parimi do të krijojë themelin për një qeverisje moderne dhe për të arritur sfidat e integrimit në BE, duke ngushtuar kështu hapësirën që na ndan me pjesën më të zhvilluar të Evropës. ASIG është angazhuar për të marrë rolin udhëheqës në zhvillimin e strategjisë dhe planit të implementimit të NSDI në Republikën e Shqipërisë, nëpërmjet lidershipit, zhvillimin dhe promovimin i infrastrukturës së përbashkët me një qasje të vërtetë bashkëpunimi midis të gjitha palëve të tjera të interesuara. Faktor kyç për zbatimin e suksesshëm NSDI do të jetë mundësimi i përdoruesve në të dhënat hapësinore përmes një partneriteti të suksesshëm institucional publik, privat dhe ndërkombëtar. Janë një sërë institucionesh publike partnerë në këtë sfidë që luajnë një rol të rëndësishëm për krijimin e një NSDI në vendin tonë.

Autoritetet publike përgjegjëse për temat e nenit 11, të ligjit 72\2012 janë partnerët kryesor të ASIG në lidhje me mbledhjen, përpunimin dhe përditësimin e informacionit gjeohapësinor.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (MTM)

Autoritet publik përgjegjës për temën;

1- Infrastruktura industriale


Ministria Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE)

Autoritet publik përgjegjës për temat;

1-Infrastruktura industriale
2-Burimet energjetike


Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK)

Autoritet publik përgjegjës për temat;

1-Parcelat Kadastrale
2-Ndërtesat


Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile (DPGJC)

Autoritet publik përgjegjës për temën;

1-Sistemi i adresave


Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT)

Autoritet publik përgjegjës për temën;

1-Përdorimi i tokës


Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore (AMBU)

Autoritet publik përgjegjës për temën;

1-Hidrografia
2-Zona me përdorim të kufizuar


Instituti i Statistikave (INSTAT)

Autoritet publik përgjegjës për temat;

1-Njësitë statistikore
2-Demografia


Instituti i Transportit (IST)

Autoritet publik përgjegjës për temën;

1-Rrjetet e transportit


Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM)

Autoritet publik përgjegjës për temat;

1-Infrastruktura për monitorimin e mjedisit
2-Mbulesa e tokës
3-Shpërndarja e specieve
4-Zonat me përdorim të kufizuar


Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM)

Autoritet publik përgjegjës për temat;

1-Zonat e Mbrojtura
2-Zonat ekologjike
3-Habitatet
4-Shpërndarja e specieve


Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK)

Autoritet publik përgjegjës për temën;

1-Zonat e Mbrojtura (Trashëgimia Kulturore)


Shërbimi Gjeologjik Shqiptar (SHGJSH)

Autoritet publik përgjegjës për temat;

1-Gjeologjia
2-Burimet minerale


Autoriteti Rrugor Shqiptar (A.Rr.Sh.)

Autoritet publik përgjegjës për temat;

1-Rrjetet e Transportit


Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC)

Autoritet publik përgjegjës për temën;

1-Zonat me rreziqe natyrore


Agjencia për Mbështejten e Vetqeverisjes Vendore (AMVV)

Autoritet publik përgjegjës për temën;

1-Kufijtë e njësive administrative


Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore(QTTB) Fushë Krujë

Autoritet publik përgjegjës për temat;

1-Pedologjia
2-Përdorimi i tokës
3-Mbulesa e tokës


Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN)

Autoritet publik përgjegjës për temat;

1-Burimet minerale
2-Burimet energjitike
3-Zonat me përdorim të kufizuar


Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural(AZHBR)

Autoritet publik përgjegjës për temat;

1-Infrastruktura bujqësore dhe akuakultura


Instituti i Shëndetit Publik (ISHP)

Autoritet publik përgjegjës për temën;

1-Shëndeti i njerëzve dhe siguria e tij


Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit

Autoritet publik përgjegjës për temat;

1-Kushtet atmosferike
2-Metorologjia
3-Hidrologjia


Shërbimi Hidrografik Shqiptar (Komanda e Forcës Detare, Durrës)

Autoritet publik përgjegjës për temën;

1-Detet


Një rol të rëndësishëm luajnë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë që mbështesin sistematikisht ASIG në implementimin e direktivave dhe standardeve ndërkombëtare për gjeoinformacionin.


ASIG ka filluar aktivitetin fillestar për të krijuar infrastrukturën e të dhënave Gjeohapësinore në Shqipëri në përputhje me nismat dhe trendet europiane. Me mbështetjen e “ Autoritetit të Hartografisë dhe Kadastrës ”Statens Kartverk” nga Norvegjia, ASIG është i bazuar në praktikat më të mira në Norvegji në krijimin dhe zhvillimin e eksperiencave të nismës Digital Norway.


Lantmäteriet një agjenci me experiencë në fushën e gjeoinformacionit në Evropë, ka filluar një bashkëpunim intensiv me ASIG në implementimin e direktivës INSPIRE të BE në Shqipëri. Nëpërmjet Projektit IMPULS të financuar nga SIDA është impenjuar në monitorimin e implementimit të NSDI në vendin tonë dhe në rajonin e Ballkanit, duke asistuar dhe organizuar takime dhe ëorkshop-e të shpeshta me partnerët tanë në Ballkan. with our partners in the Balkans.


EuroGeographics një nga organizmat më të rëndësishëm në Evropë që ka për mision të lehtësojë zhvillimin e Infrastrukturës Evropiane të Informacionit Hapësinor duke bërë bashkë njerëzit dhe organizatat. Objektivat përfshijnë: të promovojë dhe lehtësojë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e praktikave më të mira mes anëtarëve, të sigurojë metadata të harmonizuara dhe të dhënat e referencës për Evropën duke plotësuar nevojat e konsumatorëve për cilësinë, afatet kohore, lehtësinë e aksesit dhe vlerat, të punojë në partneritet me të tjerët për të ndërtuar SDI Evropiane në përputhje me SDI-të kombëtare dhe globale.


OGC një organizim i rëndësishëm që ka për qëllim të ofrojë specifikime në fushën e informacionit gjeografik të cilat janë të hapura dhe në dispozicion për përdorim. Misioni i OGC është i lidhur ngushtë me ISO TC 211.


Rrjeti Copernicus Relays është një rrjet i ambasadorëve të Copernicus i krijuar nga Komisioni Evropian në vitin 2017 i cili vepron si entitet lokal për të koordinuar dhe promovuar aktivitetet rreth Programit Copernicus, përfitimet prej tij dhe mundësitë për publikun dhe bizneset.


ASIG bashkëpunon me JICA(Japan International Cooperation Agency) bazuar në marrëveshjen e nënshkruar më 25.01.2017, për projektin mbi “Informacionin Gjeohapësinor për zhvillimin e qëndrueshëm të territorit në zonën me intensitet të lartë zhvillimi Tiranë-Durrës”. Ky projekt parashikon krijimin e hartave dixhitale në shkallë të mëdha për trekëndëshin ekonomik Tiranë-Vorë-Durrës sipas metodikave dhe standardeve bashkëkohore të përdorura në Japoni, si dhe transferimin e teknologjisë, ku përfshihen infrastruktura harduerë dhe softuerë, si dhe trajnimi i punonjësve të ASIG. Nga ky projekt përveç ASIG janë përfitues të gjitha autoritetet publike qendore dhe lokale të cilat kanë si bazë të aktiviteteve të tyre informacionin hartografik.

Bota akademika ka një bashkëpunim të frytshëm gjithashtu me ASIG.


UPT– Departamenti i Gjeodezisë në Universitetin Politeknik të Tiranës një partner i rëndësishëm në të gjitha aspektet dhe fazat e implementimit dhe krijimit të NSDI në Shqipëri. Autoritetet publike përgjegjëse për temat e nenit 11, të ligjit 72\2012 janë partnerët kryesor të ASIG në lidhje me krijimin, mbledhjen, përditësimin dhe mirëmbajtjen e informacionit gjeohapësinor.  


Universiteti POLIS, është (Shkolla Ndërkombëtare e Arkitekturës dhe Politikave të Zhvillimit Urban) së bashku me ASIG (Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor angazhohen të bashkëpunojnë për shkëmbimin e ndërsjellët të informacionit dhe të intensifikojnë aktivitetet e përbashkëta për përmirësimin dhe promovimin e sistemeve të integruara të informacionit në kuadër të Direktivës INSPIRE. Ky bashkëpunim do të ndihmojë veçanërisht në drejtim të pasurimit dhe shërbimit të sistemit të integruar të informacionit gjeohapësinor në lidhje me temat e përcaktuara në Anekset I, II ,III të kësaj Direktive të menaxhimit të territorit dhe procesit të përgatitjes së planeve të përgjithshme vendore për njësitë e reja qeverisëse në nivel vendor