1. Ky sektor synon zbatimin e rregullave dhe ligjeve te menaxhimit financiar dhe kontrollit ne procesin e menaxhimit te fondeve buxhetore.
2. Ka pergjejgjesi te plote per zbatimin e rregullave te menaxhimit te Buxhetit, per organizimin e drejtimit te veprimtarise ekonomiko-financiare te Institucionit.
3. Menaxhimi  i fondeve buxhetore te miratuara per sigurimin dhe perdorimin me efektivitet dhe ne perputhje me legjislacionin ne fuqi te fondeve publike.
4. Hartimi i planit buxhetor afatmesem
5. Detajimi i fondeve buxhetore te miratuara me ligj dhe hartimi i permbledheses.
6. informacione periodike mbi realizimin e shepnzimeve te ASIG.
7 Ndjekja e shpenzime ne valute, kontrolli i dokumentacionit per sherbimet jashte shteti dhe evidentimi i tyre.
9. Kryerja e veprimeve te arkes dhe magazines dhe mireadministrimi i mallit.
10. Zhvillon procedurat e e prokurimit, per sigurimin e bazes materiale te nevojshme sipas zerave dhe fondeve te planifikuara.
11. Menaxhon sherbimet ndihmese dhe administrative.
12. Koordinon proceset dhe marredheniet me publikun, dhe komunikimin me median e shkruar dhe ate elektronike per pasqyrimin e aktiviteteve dhe sherbimeve qe ASIG ofron.
13.Administron korrepondecen dhe te gjithe dokumentacionin.
14. Kryen dhe mbikqyr veprimet ne lidhje me pranimin evidentimin ne regjistrat baze te sekrateri - arkivit dhe shperndarjen e korepsondences shkresore te ardhur nga institucionet.
 

1. Ofron mbeshtetje ne te gjithe fushat e menaxhimit te burimeve njerezore, administrimit, akomodimit dhe prokurimit.
2. Ka pergjegjesine kryesore per administrimin e sistemeve te burimeve njerezore ne te gjithe Drejtorine, ku perfshihen sistemet per rekrutimin e stafit ,          transferimin , ngritjen ne pergjegjesi, disiplinen dhe pushimin nga puna, trainimin, pagesat e shperblimeve dhe vleresimin e stafit.
3.Te siguroje mbeshtetje menaxhuese per sektoret e administrimit dhe burimeve njerezore te ASIG.
4. Te formuloje dhe monitoroje politikat dhe procedurat e personelit ne drejtori.
5. Vepron si burim administrues qendror per te gjithe ceshtjet qe lidhen me Burimet Njerezore.
6. vepron si pike kontakti per Ministrine e Financave dhe Departamentin e Administrates Publike.
7. Te monitoroje dhe implementoje ndryshimet ne ceshtejt e personelit.
8. Te monitoroje arritjet e te emeruarve gjate periudhes se proves dhe te gjithe anetareve te personelit.
9. Te krijoje dhe te mbaje te dhenat e personelit ne lidhje me fushat e personelit.
10. Perfaqeson ASIG ne organet e drejtesise.
11. Eshte pergjegjes per te siguruarrespektimin e rregullave te etikes dhe parandalimin e konfliktit te interesit.

 

1. Përcakton standardet shtetërore dhe rregullat uniforme për secilën temë në përputhje me standardet europiane përkatëse dhe harton rregullat që lidhen me krijimin, përditësimin, shkëmbimin, aksesin dhe përdorimin e informacionit gjeohapësinor dhe shërbimeve që lidhen me të.

2. Siguron bashkërendimin institucional, ndërveprueshmërinë e grupeve të të dhënave gjeohapësinore si dhe harton rregullat mbi realizimin e tyre.

3. Mbikqyr zbatimin e kuadrit rregullator të vendosur nga ky ligj, aktet nënligjore të dala në zbatim të këtij ligji dhe në përputhje me politikat e zhvillimit të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave, dhe u paraqet autoriteteve përkatëse propozime për ndërhyrjen legjislative që lidhen me to.

4. Ndjek zbatimin e rregullave të tarifimit, afatet e përcaktuara në ligj dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të tij, sipas klasifikimit dhe përkatësisë së tyre në temat e veçanta.

5. Përgatit draftet e akteve ligjore dhe nënligjore të institucionit sipas problematikave ndërsektoriale.

1. Krijon dhe administron Gjeoportalin Kombëtar dhe garanton aksesin e publikut dhe subjekteve të interesuara në përputhje me dispozitat e këtij ligji.

2. Administron informacionin gjeohapësinor të mbledhur, të përpunuar dhe të përditësuar nga autoritetet publike sipas temave përkatëse.

3. Krijon dhe zbaton rregulla të hollësishme për krijimin, ruajtjen dhe përditësimin e metadatave specifike për temat e parashikuara në ligjin e funksionimit të ASIG, nr. 72/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”.

4. Krijon kushte për ruajtjen dhe administrimin e grupeve të të dhënave gjeohapësinore dhe metadatave duke mbajtur në konsideratë legjislacionin në fuqi për bazat e të dhënave shtetërore.

1. Përcakton standardet shtetërore dhe rregullat për krijimin e sistemeve GIS- Lokal dhe GIS-it Kombëtar, në përputhje me standardet europiane përkatëse.

2. Harton rregullat që lidhen me krijimin, përditësimin, shkëmbimin, aksesin dhe përdorimin e informacionit gjeohapësinor dhe shërbimeve që lidhen me të.

3. Është përgjegjës për depozitimin e sistemeve të informacionit gjeografik të krijuar nga Autoritetet Shtetërore.

4. Miraton/ refuzon përfshirjen e tyre në GIS-in Kombëtar si dhe u komunikohet me shkrim autoriteteve publike përgjegjëse brenda afateve ligjore të marrjes së vendimit.

Page 3 of 4