Drejtoria e Gjeodezisë dhe Hartografisë

Drejtoria e Gjeodezisë dhe Hartografisë ka për mision, sigurimin e mbarëvajtjes së procesit të implementimit e krijimit të metadatave që lidhen me temat përkatëse sipas sektorëve të përcaktuara në ligjin organik të funksionimit të ASIG , për implementimin e standardeve zyrtare të punimeve që merren në dorëzim nga Autoritetet Shtetërore dhe cdo përgjegjësie që buron nga zbatimi i ligjit nr. 72/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë". Lexo me shume

Korniza Referuese Gjeodezike

1. Kryen projektimin, ndërtimin, mirëmbajtjen dhe përditësimin e Kornizës Referuese Gjeodezike sipas temave përbërëse të saj, të përcaktuar në ligjin 72/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë “. Lexo më shumë...

Hartografia

1 . Përcakton prioritetet për mbledhjen, e informacionit gjeohapësinor nga autoritetet publike sipas temave përkatëse.
2. Harton  rregullore për përpunimin  dhe përditësimin e informacionit gjeohapësinor nga autoritetet publike sipas temave përkatëse. Lexo më shumë...

ALBPOS

1. Përgatit dhe mirëmban Infrastrukturën e GNSS me qëllim të ofrojë për përdoruesit të dhënat  fillestare që nevojiten gjatë përdorimit të metodave GPS të pozicionimit global, në kohë reale REAL TIME (RT) apo pas procesit të matjeve POST PROCESSING (PP). Lexo më shumë...

Struktura

Drejtoria e GIS-it Kombëtar dhe Gjeoportalit

Drejtoria e GIS-it Kombëtar dhe Gjeoportalit ka për mision krijimin, administrimin, mirëmbajtjen e Gis-it Kombëtar dhe Gjeoportalit Kombëtar. Është përgjegjëse për krijimin e Akteve ligjore si dhe Standardeve përsa i takon krijimit të Infrastrukturës së Gjeoinformacionit Kombëtar, duke pasur si bazë implementimin e Direktivës së Bashkimit Europian INSPIRE .Lexo me shume...

GIS Kombëtar

1. Përcakton standardet shtetërore dhe rregullat për krijimin e sistemeve GIS- Lokal dhe GIS-it Kombëtar, në përputhje me standardet europiane përkatëse. Lexo më shumë...

Siguria dhe Gjeoportali

1. Krijon dhe administron Gjeoportalin Kombëtar dhe garanton aksesin e publikut dhe subjekteve të interesuara në përputhje me dispozitat e këtij ligji. Lexo më shumë...

Koordinimi dhe EU Standardet

1. Përcakton standardet shtetërore dhe rregullat uniforme për secilën temë në përputhje me standardet europiane përkatëse dhe harton rregullat që lidhen me krijimin, përditësimin, shkëmbimin, akesesin dhe përdorimin e informacionit gjeohapësinor dhe shërbimeve që lidhen me të. Lexo më shumë...

Struktura