Publikohet rregullorja për sigurinë e informacionit.
Më poshtë gjeni linkun e urdhrit nr.30 datë 17.01.2022 për miratimin e rregullores për sigurinë e informacionit:
THIRRJA #7: PROGRAMI KOMBËTAR I PRAKTIKAVE TË PUNËS
Thirrja e shtatë e Programit është një mundësi për të gjithë të rinjtë nga 21 deri në 26 vjeç, të cilët kanë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve “Bachelor” dhe nuk kanë qenë pjesë e programit në thirrjet e mëparshme.
Aplikimi behet në platformën online deri më 31 korrik 2022, në linkun e mëposhtëm:
Workshop rajonal me agjencitë përgjegjëse për informacionin gjeohapësinor në Ballkanin Perëndimor, në kuadër të projektit SPATIAL II
Në ambientet e Tirana International Hotel, u organizua në datat 30 Qershor dhe 1 Korrik, në kuadër të projektit SPATIAL II, workshop-i me temë: “Forcimi i aksesit profesional në informacionin rreth tokës në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.
Në këtë workshop morën pjesë ekspertë të Autoritetit Holandez të Kadastrës, drejtues të projektit SPATIAL II si dhe përfaqësues të agjencive të Ballkanit Perëndimor që mbulojnë çështje të informacionit gjeohapësinor.
Z. Lorenc Çala drejtor i përgjithshëm i Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor, në rolin e mikpritësit dhe bashkë-organizatorit të këtij workshop-i, mbajti fjalën hapëse në këtë event.
Disa nga çështjet e trajtuara nga ekspertët holandezë në këtë takim ishin: regjistrimet në kadastër, tarifimi i shërbimeve që ofrojnë agjencitë përkatëse, inovacioni si dhe zhvillimet e NSDI në tërësi.
Përfaqësuesit e agjencive ballkanike, të pranishëm në këtë workshop, sollën në prezantimet e tyre, arritjet e deritanishme në fushën e gjeoinformacionit, problematikat e hasura, eksperiencat në bashkëpunimin me projektin SPATIAL II, planet e tyre të ardhshme për zhvillimet në fushën e informacionit gjeohapësinor, si dhe pritshmërinë e tyre nga ky projekt.
Praktikë profesionale me studentët e Gjeodezisë
Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), sektori i KRGJSH-së pranë ASIG, bazuar në programin e tij të punës, realizoi në datat 9 dhe 10 Qershor 2022, një praktikë profesionale me studentët e Gjeodezisë të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit (FIN), në Universitetin Politeknik të Tiranës, mbi “Procedurën e realizimit të nivelimit të saktësisë së lartë”.
Studentët pjesëmarrës në këtë praktikë, u njohën me pajisjet gjeodezike të nivelimit të klasit të I-rë, konkretisht me Nivelën digjitale “Sokkia SDL1X”, Latat invar bar-kod, papuçet, etj., si dhe me procedurën e realizimit të nivelimit të saktësisë së lartë. Gjatë praktikës profesionale në ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit (FIN), studentët pjesëmarrës të të dy kurseve Bachelor (BG-2A dhe BG-2B) u trajnuan në këto procese:
- Kontrolli i nivelës digjitale “Sokkia SDL1X”
- Realizimi i matjes së një sektori nivelimi vajtje-ardhje me disa stacione
Vizitë e përfaqësuesve të Institutit Gjerman pranë ASIG
Një grup përfaqësuesish të Institutit për Zhvillimin e Hapësirës Rurale të Frankonisë së Poshtme, në Landin e Bavarisë, Gjermani, ndër të cilët edhe inxhinierë gjeodetë, nën drejtimin e Prof. Dr. Dhimitër Doka, nga Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, në Universitetin e Tiranës, realizuan më 30.05.2022 një vizitë pranë Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG).
Qëllimi i vizitës ishte njohja me misionin dhe arritjet e ASIG për krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Gjeohapësinor (NSDI), në Republikën e Shqipërisë.
Drejtori i Përgjithshëm i ASIG, z. Lorenc Çala, bëri një paraqitje të shkurtër të zhvillimeve që ka pasur sektori i gjeoinformacionit në Shqipëri, vështirësitë që ka hasur ASIG në fillimet e tij si dhe arritjet e këtij institucioni në realizimin e misionit të tij.
Drejtori i Drejtorisë së GIS Kombëtar dhe Gjeoportalit z. Klaudio Çollaku, në prezantimin e tij, i njohu vizitorët me veprimtarinë dhe hapat e hedhur nga ASIG për krijimin e NSDI në Shqipëri.
Më pas drejtuesit e ASIG i ’u përgjigjën pyetjeve dhe interesit të vizitorëve të cilët gjithashtu panë nga afër ambientet e ASIG dhe u njohën me teknologjitë me të cilat punon stafi i këtij institucioni.
Organizohet workshop-i me temë “Arkitektura e NSDI në Shqipëri dhe ecuria e mëtejshme e projektit SPATIAL II”, me ASIG.
Në ambientet e sallës Europa, u organizua nga data 31 Janar deri më 02 Shkurt 2022, workshop-i mbi “Arkitektura e NSDI në Shqipëri dhe ecuria e mëtejshme e projektit SPATIAL II”.Në këtë workshop morën pjesë ekspertë të kadastrës holandeze, nga “Agjencia e Regjistrit të Tokës dhe Hartografisë” dhe përfaqësues të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor, ASIG.
Ky workshop kishte në fokus elementet e arkitekturës së NSDI në Shqipëri, zhvillimin e Gjeoportalit Kombëtar, datasharing të informacionit gjeohapësinor si dhe planet e ardhshme mbi vijimin e projektit SPATIAL II.
Organizohen konferencat përmbyllëse të bashkëpunimit mes JICA dhe ASIG
Agjencia Japoneze e Bashkëpunimit Ndërkombëtar (JICA) dhe Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor(ASIG)
organizuan online, në datat 4 dhe 5 Nëntor,konferencën përmbyllëse të projektit “Informacioni gjeohapësinor për zhvillimin e qëndrueshëm të tokës në zonën Tiranë-Durrës” si dhe Konferencën Rajonale për informacionin gjeohapësinor.
Të ftuar në këto konferenca ishin ambasadori i Japonisë në Shqipëri, shkëlqesia e tij z. Takada Mitsuyuki, përfaqësues të zyrës së JICA për Ballkanin, përfaqësues të agjencive të Ballkanit që mbulojnë çështje të informacionit gjeohapësinor, përfaqësues të bashkive të përfshira në këtë projekt, agjencitë qeveritare që përdorin informacionin gjeohapësinor, si dhe përfaqësues të botës akademike dhe kompani private.
Produkti kryesor i projektit “Informacioni gjeohapësinor për zhvillimin e qëndrueshëm të tokës në zonën Tiranë-Durrës” është harta topografike digjitale, e shkallës 1:2 000, që mbulon një territor me sipërfaqe 300 km2, në trekëndëshin ekonomik Tiranë-Durrës, e cila është në përputhje me standardet e direktivës INSPIRE të BE-së, ka një përmbajtje mjaft të pasur tematike dhe saktësi të lartë pozicionale. Kjo hartë i jep ASIG, autoriteteve publike përgjegjëse për temat e gjeoinformacionit, si dhe njësive të vetëqeverisjes vendore të përfshira në zonën e projektit, një instrument shumë të rëndësishëm në punën e tyre të përditshme, dhe lehtëson proceset që lidhen me planifikimin, zhvillimin dhe monitorimin e territorit.
Produkt tjetër i rëndësishëm i këtij projekti është transferimi i teknologjisë për prodhimin e hartave digjitale, nga JICA tek ASIG, nëpërmjet vënies në dispozicion të pajisjeve dhe programeve të nevojshme si dhe trajnimeve të personelit të ASIG, lidhur me proceset dhe procedurat për krijimin e hartës dixhitale, përditësimin e saj, dhe shërbimin nëpërmjet publikimit në Gjeoportalin Kombëtar.
Agjencitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor që morën pjesë në Konferencën Rajonale për informacionin gjeohapësinor sollën në prezantimet e tyre, arritjet e deritanishme në fushën e gjeoinformacionit, eksperiencat në bashkëpunimin me JICA-ën, planet e tyre të ardhshme për zhvillimet në fushën e informacionit gjeohapësinor, si dhe pritshmërinë e tyre për bashkëpunime të tjera të suksesshme me ekipin e JICA.
Mbledhje e Bordit të Informacionit Gjeohapësinor, datë 30.09.2021
Më 30.09.2021, u zhvillua mbledhja online e Bordit të Informacionit Gjeohapësinor, nën drejtimin e Kryetares së këtij bordi znj. Majlinda Dhuka, Drejtore e Departamentit për Zhvillim dhe Mirëqeverisje në Kryeministri.
Në këtë mbledhje u bë një paraqitje e veprimtarisë dhe arritjeve të ASIG për periudhën e kaluar si dhe u prezantuan dhe u miratuan standardet shtetërore për specifikimet teknike të informacionit gjeohapësinor në Shqipëri, për temat:
Infrastruktura për monitorimin e mjedisit;
Infrastruktura bujqësore dhe akuakultura;
Infrastruktura industriale;
Shëndeti i njerëzve dhe siguria e tij;
Zonat me përdorim të kufizuar;
Habitatet;
Zonat ekologjike;
Shpërndarja e specieve;
Kushtet atmosferike dhe Meteorologjia;
Hidrologjia.
THIRRJA #6: PROGRAMI KOMBËTAR I PRAKTIKAVE TË PUNËS
Thirrja e gjashtë e Programit është një mundësi për të gjithë të rinjtë nga 21 deri në 26 vjeç, të cilët kanë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve “Bachelor” dhe nuk kanë qenë pjesë e programit në thirrjet e mëparshme.
Profilet e kërkuara, numrin e pranimeve si dhe aplikimin online mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm:
NJOFTIM PËR REGJISTRIMIN E PËRDORUESVE NË SISTEMIN ALBCORS
Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) bazuar në nenin 7, pika b, të ligjit nr. 72/2012, datë 28.06.2012,
“Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të të dhënave gjeohapësinore në Republikën e Shqipërisë” dhe Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 669, datë 7.8.2013 “Për miratimin e rregullave për përcaktimin, krijimin dhe realizimin e kornizës referuese gjeodezike shqiptare (KRGJSH), si metadatë”, I ndryshuar , administron, menaxhon, ruan dhe përpunon të dhënat e sistemit ALBCORS duke garantuar aksesin për publikun dhe subjektet e interesuara.
Në vijimtë punës për ofrimin dhe përmirësimin e shërbimeve GNSS të sistemit ALBCORS, ASIG njofton gjithë institucionet publike dhe private, individë profesionistë dhe kompani apo organizata të ndryshme se duke nisur nga muaji Mars aksesi në shërbimet GNSS do të mundësohet vetëm me regjistrimin e përdoruesve me username dhe password të dedikuar.
Çdo përdorues duhet të pajiset me kredencialet përkatëse duke plotësuar Fomularin e Aplikimit (kliko).
Formulari i aplikimit i plotësuar të dërgohet në adresën e email-it: info.albcors@asig.gov.al.
ASIG do të kthejë përgjigje në lidhje me aplikimin brenda 2 ditëve pune.