Një grup ekspertësh nga Ministria e Bujqësisë e Landit të Bavarisë bashkë me inxhinierët gjeodet të Organizatës për Digjitalizim dhe Rregullim të Territorit, në varësi të kësaj ministrie, zhvilluan sot nën drejtimin e Prof. Dr. Dhimitër Doka, nga Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, në Universitetin e Tiranës, një vizitë pranë Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG).
Drejtori i Përgjithshëm i ASIG znj. Vilma Tomço i njohu vizitorët gjerman me hapat që ASIG ka ndërmarrë në krijimin dhe zhvillimin e NSDI në Shqipëri duke përmendur edhe disa prej arritjeve kryesore të ASIG në këto 10 vite punë të këtij institucioni.
Më pas z. Kristaq Qirko, Drejtor i Drejtorisë së Gjeodezisë dhe Hartografisë i ftoi vizitorët të ndjekin prezantimet e përgatitura nga ekspertët e ASIG me qëllim njohjen e tyre me arritjet e sektorëve të Kornizës Referuese Gjeodezike Shqiptare, (KRGJSH), Gjeoportalit Kombëtar, Përpunimin e të Dhënave Remote Sensing, Hartografisë dhe Fotogrametrisë të ASIG.
Në përfundim të kësaj vizite, drejtuesit e ASIG i ’u përgjigjën të gjitha pyetjeve dhe interesit të vizitorëve, të cilët patën mundësi të vizitojnë nga afër ambientet e ASIG dhe të njihen me teknologjitë me të cilat punon stafi i këtij institucioni.