Gjeoportali Kombëtar  është një hap shumë  i rëndësishëm i ndërmarrë nga ASIG në  kuadrin e krijimit të Infrastrukturës Kombëtare të  Informacionit Gjeohapësinor.
 Në bazë  të ligjit  72/2012 “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN  E INFRASTRUKTURËS KOMBËTARE TË INFORMACIONIT  GJEOHAPËSINOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”  ASIG   është  administratori  i Gjeoportalit  Kombëtar dhe garanton aksesin e publikut dhe subjekteve të interesuara në përputhje me dispozitat e këtij ligji.

Gjithmonë sipas këtij  ligji Gjeoportali Kombëtar duhet të  kryejë këto funksione :

1. Aksesimin nga ana e përdoruesve të Metadatave, të dhënave gjeohapësinore, grupet dhe shërbimet e të dhënave gjeohapësinore dhe shërbimet e rrjetit të parashikuara nga ky ligj,

2. Ndërlidh shërbimet e katalogimit, shërbimet e hartografisë në web dhe shërbimet e rrjetit, të parashikuara nga neni 23 i Ligjit nr. 72/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë", me shtresat tematike të krijuara për të dhënat gjeohapësinore për secilën nga temat e parashikuara në pikën 2 të nenit 11 të këtij ligji.

Gjeoportali Kombëtar do jetë një hallkë kryesore në krijimin e një Infrastukture  Kombëtare të qëndrueshme dhe efektive , ku përdoruesit mund të aksesojnë informacione për sa i takon tematikave të ndryshme Gjeohapësinore të cilat do ti shërbejnë në radhë të parë Administratës Shtetërore por edhe qytetarit të thjeshtë   në  proceset e  Infomacionit, Analizës, Vendimmarrjes dhe të Transparencës . Për momentin në  këtë portal mund të aksesoni të dhëna mbi Ndarjet Administrative , Kadastrën e Pronave të Paluajtshme, Adresari , Zonat Mjedisore të Mbrojtura, Census 2011, Orto Imazheri 2007, Harta Topografike, Harta e Vlerës të Tokës.
Ky portal është koncepuar që ti vijë në ndihmë një gamë të gjerë përdoruesish si ata te nivelit  teknik deri te publiku i thjeshtë. Për këtë arsye prioritet  i është vendosur pjesës së Tutorialeve për përdorimin e rubrikës të Hartave por edhe për pjesën Teknike për përdorimin e shërbimeve  online ( Web Map Service) në programet personale Gis Desktop.

Për cdo informacion ose problematikë që keni gjatë punës tuaj me Gjeoportalin është vendosur rubrika Kontakte  ku mund të kontaktoni me specialistët e Asig të cilët, në një kohë sa më të shkurtër ( deri në 3 ditë) do ju kthejnë  përgjigje.
Për momentin, ky është versioni Beta i Gjeoportalit Kombëtar, por infraktruktura “Open Source” në të cilën është ndërtuar sistemi do na lejojë që në Gjeoportalin Kombëtar të shtohen module të ndryshme që do mundësojnë  të plotësojë standardet  e vendosur nga direktiva Europiane mbi Infrastrukturën e të Dhënave Gjeohapësinore “INSPIRE”.