INSPIRE (Infrastruktura për informacionin hapësinor në iniciativën Europiane) është një iniciativë e nisur, zhvilluar dhe miratuar nga Bashkimi Europian në 14 Mars 2007, në bashkëpunim me shtetet anëtare dhe shtetet e asociuara. 

Qëllimi i kësaj direktive është përcaktimi i rregullave themelore, që synojnë zbatimin e infrastrukturës së informacionit hapësinor në Bashkimin Europian, për politikat ekologjike dhe politikat që ndikojnë në mbrojtjen e ambjentit.