NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE
 
Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës ”  i ndryshuar, Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) shpall konkurrimin për 2 (dy) vende të lira pune në pozicionet:
1.      Në sektorin e Shërbimeve Mbështetëse;
 EKONOMIST
2.      Në sektorin Siguria dhe Gjeoportali
ADMINISTRATOR DATABAZE, ADMINISTRATOR RRJETI, ADMINISTARTOR SISTEMI
 
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme që parashikon ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës ”  i ndryshuar .


 
KËRKESA TË VEÇANTA PËR KANDIDATËT
 · EKONOMISTI: 
1.      Diplomuar për Ekonomi. 
2.      Master ose ekuilivalent në ekonomi.
3.      Kandidati duhet të ketë  5-vjet eksperience në Administratën Publike.
4.      Kandidati duhet të ketë eksperiencën e nevojshme për të mbështetur në pikpamje proceduriale dhe financiare  projektet që do të zhvillohen brenda vendit si dhe projektet që kërkojnë bashkëpunim me individë apo organizma të huaja.
5.      Kandidati duhet të ketë eksperiencë në hartimin e pjesës financiare të dokumentacionit që do të përgatitet për tenderimet e ndryshme dhe në vlerësimin e ofertave.
6.      Kandidati duhet të ketë eksperiencë në përllogaritje të tarifave dhe çmimeve që do të vendosë ASIG për shërbimet që do ofrojë nëpërmjet “Gjeoportali Kombëtar“.
7.      Të njohë në detaje ligjin nr.  10296, datë 08.07.2010, “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin” dhe ligjin nr. 8379, datë 29.07.1998, “Per hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërise”.
8.      Të njohë shumë mirë gjuhën angleze. Njohuri të gjuhëve të tjera prioritet
9.      Të njohë përdorimin e programeve bazë të punës në kompjuter dhe programeve që lidhen me kontabilitetin.
 
· ADMINISTRATOR DATABAZE, ADMINISTRATOR RRJETI, ADMINISTARTOR SISTEMI :
1.       Diplomuar për Informatikë ose Elektronikë me mesatare notash mbi 8(tetë). Master ose ekuilivalent në fushat e mësipërme.
2.      Dëshmi të zotërimit të gjuhës angleze. Njohuri të gjuhëve të tjera prioritet.
3.      Kandidati duhet të ketë jo më pak se 3 vjet përvojë në administrimin e rrjeteve kompjuterike. 
4.      Të ketë experiencë praktike në mirembajtjen e serverave, printerave, routera apo pajisjeve të tjera të rrjetit.
5.      Kandidati duhet të ketë njohuri teorike shumë të mira në administrimin e rrjeteve kompjuterike.
6.      Njohuritë mbi virtualizimin dhe sistemet "Cloud" përbëjnë avantazh.
7.      Të ketë njohuri të thelluara teorike dhe praktike lidhur me projektimin, ndërtimin, mirëmbajtjen dhe përditësimin e rrjeteve kompjuterike dhe firewalle-ve.
8.      Të ketë eksperiencë në organizimin e seminareve dhe në prezantimin e rrjetave në nivel kombëtar.
9.      Njohuri të legjislacionit shqiptar në fushën e komunikimit elektronik dhe informacionit gjeohapësinor.
10.  Njohuritë e thelluara mbi bazat e të dhënave gjeohapsinore përbëjnë prioritet.
 
PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
 
Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 7.1.2014, pranë Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor në adresën: Këshilli i Ministrave, Blv"Dëshmorët e Kombit", Nr.1, 1000, Tiranë ose në adresën e e-mailit This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.  këto dokumenta:
1.Kërkesë për aplikim;
2.CV;
3.Fotokopje të diplomës dhe librezës së notave;
4.Fotokopje të librezës së punës;
5.Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);
6.Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit (nëse ka);
8.Të paktën një letër rekomandimi;
9.Një numër telefoni për t’u kontaktuar si dhe adresën e plotë të vendqendrimit.
(Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit).
 
·         Pas verifikimit paraprak të aplikimeve, Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor do të shpall listën e konkurrentëve, që do të vazhdojnë më tej konkurrimin.
·         Konkurentët e listës do ti nënshtrohen një provimi me shkrim për të shpallur fituesin.
·         Konkurrimi do të bazohet në njohuritë profesionale dhe ato mbi legjislacionin në fushën e të dhënave gjeohapësinore  Ligji nr. 72/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të të dhënave gjeohapësinore në Republikën e Shqipërisë”, Ligjin nr. 9131 datë 08.09.2003  “Për Rregullat e Etikës në Administratën Publike”, Ligjin nr. 9367 datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit në ushtrimin e funksioneve publike”, Ligjin Nr. 8503 datë 30.06.1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”.