Fotografimi ajror i terrenit është baza gjeografike në kuadër të krijimit të planeve të qëndrueshëm të zhvillimit, të rritjes ekonomike dhe përmirësimit të infrastrukturës sociale dhe standardit të jetesës. Për zbatimin e planeve të zhvillimit, studimin e fizibilitetit dhe projektet e detajuara, si dhe ruajtjen e mjedisit, informacioni i përditësuar gjeohapësinor është shtylla kryesore e këtij procesi.

Fotografimi Ajror Dixhital, i cili do të prodhohet nga projekti i financuar nga Qeveria Shqiptare në kuadër të projektit “Krijimi i infrastrukturës kombëtare të të dhënave hapësinore në Republikën e Shqipërisë”, do të jetë padyshim informacioni kryesor për krijimin e një harte të re të unifikuar të Republikës së Shqipërisë, e cila është domosdoshmëri për krijimin e informacionit topografik për shume institucione shqiptare si: Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, ALUIZNI, Agjensia e Kthimit dhe Kompesimit të Pronave, Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit si dhe cdo njësi e qeverisjes vendore.

Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) nënshkroi më datë 25.01.2017 procesverbalin mbi dakortësinë e marrëveshjes së bashkëpunimit me JICA (Japan International Cooperation Agency) për projektin mbi “Informacionin Gjeohapësinor për zhvillimin e qëndrueshëm të territorit në zonën me intensitet të lartë zhvillimi Tiranë-Durrës”.
Ky projekt parashikon krijimin e hartave dixhitale në shkallë të mëdha për trekëndëshin ekonomik Tiranë-Vorë-Durrës sipas metodikave dhe standardeve bashkëkohore të përdorura në Japoni, si dhe transferimin e teknologjisë, ku përfshihen infrastruktura harduerë dhe softuerë, si dhe trajnimi i punonjësve të ASIG. Nga ky projekt përveç ASIG janë përfitues të gjitha autoritetet publike qendore dhe lokale të cilat kanë si bazë të aktiviteteve të tyre informacionin hartografik.
 

Gjeologji 100 K

Në Gjeoportalin Kombëtar Shqiptar të administruar nga Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor-ASIG janë publikuar 5 grupe të dhënash gjeohapësinore, përkatësisht:

-Gjeologji 100k

-Burimet Energjitike

-Mbulesa e Tokës

-Infrastruktura për Monitorimin e Mjedisit

-Infrastruktura Rrugore ARRSH

Këto shërbime përmbajnë 8 shtresa hartash(layer) dhe mund ti gjeni në linkun : http://geoportal.asig.gov.al/InfoandServices.aspx?lang=AL

Për të aksesuar këto shërbime mund ti referoheni 'Tutorialit për përdorimin e shërbimeve online'.

 

 

 

Me rastin e çeljes së javës së Inovacionit, u organizua në mjediset e Godinës së Inovacionit ceremonia  e përurimit të projektit “Innovation Hub”, në të cilin mori pjesë edhe Kryeministri SH.T.Z. Edi Rama.

Gjithashtu në këtë kuadër, Kryeministri vizitoi edhe ambientet e punës së Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor- ASIG, ku u njoh me arritjet e këtij institucioni në misionin e tij për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Gjeohapësinor.